KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Moisiu: Sulmi në Banjskë i organizuar direkt nga Beogradi
PolitikëRajon

Moisiu: Sulmi në Banjskë i organizuar direkt nga Beogradi

Kosova News
Kosova News 12:00 -05/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu gjatë konferencës së Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar ka qenë i organizuar direkt nga Beogradi zyrtar.

“Ka pasur përkeqësime shumë shqetësuese siç rasti në komunën e Zveçanit dhe sulmi në Banjskë, të cilat dihet botërisht se janë të organizuara direkt nga Beogradi. Kohët e fundit, presidenti Vuçiq pas asnjë lloj droje ka dhënë porosi të reja për serbët e veriut për të ashtuquajtura kushte për zgjidhjen midis dy vendeve. Disa prej tyre janë edhe shumë të çuditshme, siç është rikthimi i kuadrove serb në polici, gjyqësi e të tjera institucione sikur ata i largoi qeveria e Kosovës nga këto vende, pa përmendur fare pse ndodhën dhe pse deri më tani nuk janë rikthyer. Kam përshtypjen se serbët që banojnë në këto zona janë më të sinqertë dhe më të interesuar për të bashkëjetuar miqësisht dhe paqësisht me fqinjtë e tyre shqiptar. Por përpjekjet dhe dëshirat e tyre janë ngatërruar dhe penguar nga disa aksione të urdhëruara nga Beogradi”, tha Moisiu.

Tutje ai theksoi se dëshira e popullit serb, që kanë lindur ose ka një kohë të gjatë që bashkëjetojnë në këto vise nuk u morën parasysh nga politika e Beogradit.

“Përkundrazi ata që ngulën këmbë në vazhdimin e traditës u terrorizuan dhe u asgjësuan, siç ndodhi me të ndjerin Oliver Ivanoviq. Tani situata paraqitet sikur veprimet e shkëputjes u bën të provokuara nga Prishtina zyrtare. Megjithatë, po e lëmë mënjanë atë që ndodhi. Situata është përkeqësuar nga ultimatumi i 4 shtatorit dhe kjo ndodh në kohën kur të gjithë thoshin që të zbatohen ato që janë pajtuar në Bruksel dhe Ohër. Është krijuar përshtypja se në këtë situatë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme më shumë janë interesuar të tjerët për stabilitet sesa ne ballkanasit”, shtoi Moisiu.

Ish-presidenti shqiptar kërkoi nga faktori ndërkombëtarë që të kthejnë sytë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, që sipas tij, janë lënë në harresë.

“Askush nuk kujtohet për pjesën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. E kemi për detyrë të vëmë drejtësi për të gjithë. Kjo duhet të bëhet nëse vërtet mendohet për paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet dy popujve. Institucionet evropiane, si BE e OSBE, duhet t’i kthejnë sytë më shumë e më rreptë nga ky rajon, që është lënpë po thuajse në harresë. Edhe atje banojnë njerëz, që duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre si të gjithë të tjerët”, tha Moisiu.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kosova News 05/10/2024 05/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?