KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”, parulla e qytetarëve ndaj protestuesve për Klan Kosovën
Politikë

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës”, parulla e qytetarëve ndaj protestuesve për Klan Kosovën

Kosova News
Kosova News 14:57 -31/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa dhjetëra gazetarë dhe përfaqësues të disa medieve protestuan të hënën në përkrahje të televizionit Klan Kosova në Prishtinë, pas vendimit të Ministrisë së Industrisë për t’ia pezulluar licencën e biznesit këtij televizioni javën e kaluar.

E krahas protestueseve që bartën një banerë të gjerë në dorë, me mbishkrimin “Demokracia vdes në errësirë”, pati edhe qytetarë që iu bashkuan protestës.

Pas marshimit nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe arritjes te ai “Skënderbeu” në kryeqytet, në shkallët e Teatrit Kombëtar, disa qytetarë kanë shfaqur një banerë me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”, kjo si përgjigje pasi biznesi për të cilin protestohej (Klan Kosova) i kishte paraqitur në fletëregjistrime qytetet e Kosovës, si të Serbisë.

Ndërkaq në protestën e gazetarëve sot mori pjesë edhe një qytetar, i cili kishte shkruar edhe parullën: GJAKOVË, KOSOVË dhe  PEJË, KOSOVË, kurse me një X të madh mbi: ĐJAKOVICA, SRBIJA dhe PEČ, SRBIJA.

Kjo parullë në të cilën theksohej se qytetet si Peja e Gjakova janë pjesë në Kosovës nuk është pëlqyer nga protestuesit dhe sipas qytetarit ajo është shqyer dhe nuk është lejuar të vazhdojë të jetë bashkë me protestuesit e tjerë.

“Si duket disave nuk iu pëlqeu fjala ime e lirë dhe një gazetare ma mori parullën nga dora dhe e shqeu atë. Pra, fjala e lirë nuk po i pëlqen këtyre që po thirrin për “fjalë të lirë””, ka shkruar në rrjetin social qytetari Erion Beqiraj, i cili ka i është bashkuar për pak kohë protestës.

Parulla e një qytetari që s’u pëlqye në protestë dhe një gazetare e shqeu  
Përfundon protesta e gazetarëve dhe përfaqësuesve të disa medieve (FOTO)
MINT: Vendimi për “Klan Kosovën” ishte i drejtë, sërish Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

Ndërkohë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar të hënën se ua kanë shfuqizuar certifikatat edhe pesë bizneseve të tjera, të cilat sipas saj, kanë emërtim kundërkushtetues.

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të MINT-it që nga 6 korriku ka nisur riverifikimin e dosjeve të bizneseve të regjistruara.

Mes 660 dosjeve të rishqyrtuara, 48 sosh kanë rezultuar me emërtime kundërkushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë, sipas njoftimit të ministres Hajdari.

Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, “ARBK-ja ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese”.

MINT nxjerr vendim për shfuqizimin e certifikatave edhe të pesë bizneseve, kishin emërtime antikushtetuese

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 31/07/2023 31/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?