KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsorë
Lajme

Miratohet projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsorë

Kosova News
Kosova News 12:23 -23/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 80 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është shprehur i sigurt se qytetarët e Kosovës së shpejti do të bëhen me sigurime shëndetësore.

Vita deklaroi në seancën e Kuvendit gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor. Ai tha se kjo nuk është hera e parë që ky ligj vjen në Kuvendin e Kosovës, në fundin e vitit 2024, veçse tha ai i njëjti është kthyer nga Gjykata Kushtetuese për shkaqe procedurale. Ministri ka kërkuar falje që nuk ka qenë pjesë e diskutimeve kur kanë ndodhur për këtë dokument, por tha se nuk ka qenë i ftuar për të që pjesë e diskutimeve, e këtë tha ai, mund ta vërtetojë edhe sekretaria e kuvendit.
“Kërkoj falje për mospjesëmarrjen time në diskutimet që janë bërë për Ligjin në komisionin parlamentar, por atë mund ta vërtetojnë edhe nga sekretaria e Kuvendit, unë nuk kam qenë i ftuar, dhe fakti që nuk kam qenë i ftuar, unë as nuk kam pasur njoftim dhe ftesë për këtë diskutim. Jam plotësisht dakord me ju që diskutimet që t’i kishim bërë brenda, sigurisht do të krijonin rezultat”, tha ai. Ministri Vitia tha se ka pasur diskutime, konsultime paraprake dhe diskutime publike dhe në këtë fazë, tregoi ai, Ministria ka pranuar shumë komente nga Zyra për Planifikimin Strategjik në zyrën e Kryeministrit e nga shumë organizata vendore e ndërkombëtare. “Për dinamikën dhe implementimin e tij natyrisht se ne do të punojmë ditë e natë e natyrisht përgjegjësia do të na takojë neve, por jam i sigurt se qytetarët shpejt do të bëhen me sigurime shëndetësore”, tha ministri Vitia.

Kurse deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar në seancën e Kuvendit se mungesa e sigurimeve shëndetësore po e varfëron qytetarin çdo ditë.
Ai tha se dëshmi e kësaj situate është Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku sipas tij, shumë qytetarë detyrohen të blejnë barna dhe materiale shpenzuese vetë, përfshirë edhe barnat për trajtimin e kancerit, pavarësisht se ato figurojnë në listën esenciale.

- Reklamë -

“Mungesa e sigurimit shëndetësor e varfëron qytetarin çdo ditë. Dëshmi e varfërimit të qytetarit është QKUK-ja, ku qindra qytetarë blejnë barna dhe materiale shpenzuese, përfshirë barnat për kancer, edhe pse janë në listën esenciale, sepse mungojnë gjërat elementare që u nevojiten pacientëve”, ka thënë Ismaili.

Ai theksoi se sigurimi shëndetësor do të përbënte një reformë të rëndësishme që do të ndihmonte në mbulimin e kostove për qytetarët.

“Sigurimi shëndetësor do të ishte një reformë që mbulon një pjesë të kostos së qytetarëve. Ne do ta mbështesim këtë ligj, por nuk ka pasur mundësi për një debat të mjaftueshëm”, u shpreh ai.

Ismaili shtoi se, edhe pas miratimit të ligjit, qytetarët do të vazhdojnë të përballen për një periudhë të gjatë pa sigurime shëndetësore funksionale.

Sipas tij, ligji aktual nuk e mbush boshllëkun financiar me të cilin përballen qytetarët për shpenzimet shëndetësore.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Ligji për sigurime shëndetësore nuk duhet të mbetet vetëm në letër, por duhet të trajtohet si themel i sigurisë shëndetësore, dinjitetit të pacientit dhe së ardhmes së sistemit shëndetësor.

Ai ka kritikuar mënyrën e trajtimit të këtij ligji në Kuvend, duke thënë se procedimi i tij i shpejtë nuk ka lënë hapësirë për debat të mjaftueshëm publik dhe profesional.

“Sipas mënyrës se si është trajtuar këto ditë, në mes të seancës së parë dhe të sotmes, si dhe qasjes së shpejtuar pa mundësi debati publik, pa kohë të mjaftueshme për ekspertët e jashtëm, pa kohë të mjaftueshme për odat dhe profesionistët shëndetësorë apo pjesën menaxheriale dhe organizative të sistemit shëndetësor, kjo qasje ‘shkel e shko’ jo vetëm që nuk e funksionalizon këtë ligj, por dëmton drejtpërdrejt besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Zemaj..
Ai theksoi se sigurimet shëndetësore nuk duhet të mbesin premtime apo mjete për fushata zgjedhore, por kërkojnë përkushtim serioz dhe zbatim transparent.

“Sigurimet shëndetësore nuk mund të mbesin vetëm premtime në letër apo mjet për fushata zgjedhore. Kjo kërkon përkushtim real, planifikim serioz dhe mbi të gjitha zbatim të drejtë dhe transparent. Çdo vonesë, paqartësi dhe keqmenaxhim ka pasoja në jetën e qytetarit dhe pacientit”, u shpreh ai.

Zemaj shtoi se, pavarësisht mangësive dhe qasjes jo konstruktive të shumicës parlamentare, LDK do ta përkrahë këtë ligj.

Gjithashtu lexoni:

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kosova News 23/04/2026 23/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?