KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet grupi punues për marrëveshjen e Kosovës në Bordin e Paqes
Politikë

Miratohet grupi punues për marrëveshjen e Kosovës në Bordin e Paqes

Kosova News
Kosova News 13:24 -14/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me  shtatë vota për, është miratuar grupi punues për shqyrtimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton Ekonomia Online.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë pjesë e këtij komisioni, kanë identifikuar disa gabime në projektligjin e propozuar.

Grupi punues do të kryesohet nga deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, ndërsa anëtarë do të jenë Enver Hoxhaj dhe Barim Shabani.

Kryetarja e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se Grupi Parlamentar i LVV-së e mbështet këtë marrëveshje.

“Ne, si grup parlamentar, jemi për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që ajo të ratifikohet me votë edhe në Kuvendin e Republikës nga deputetët. Por besoj se duhet ta marrim kohën e nevojshme për t’i bërë këto rregullime, të cilat mendoj se janë shumë të rëndësishme. Fillimisht, sot kisha propozuar që të krijojmë një grup punues, në të cilin do të kemi deputetë, përfaqësues nga të gjitha subjektet politike, dhe ta trajtojmë me urgjencë këtë çështje. Pra, le t’i japim vetes afat aq sa mendojmë se është e nevojshme, të paktën gjatë kësaj jave, sepse e di që ka komisione parlamentare dhe intervistime për anëtarë të bordeve”, tha Kryeziu.

Deputeti Elmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që kjo çështje të trajtohet me kujdes.
“Së pari, mendoj që kjo është çështje që ka ardhur në komision dhe jemi vonuar shumë, sepse marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos marrëveshjet ndërkombëtare, kërkojnë një trajtim shumë të veçantë dhe specifik. Duke pasur parasysh brishtësinë e shtetit tonë dhe faktin që ende nuk i kemi përmbyllur të gjitha çështjet dhe konfliktet, marrëveshjet ndërkombëtare janë çështje që do të duhej të trajtoheshin me kriter absolut dhe sipas rregullave. Nuk duhet të ndërmerret asnjë veprim para se të ratifikohet kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës. Duke pasur parasysh edhe shpejtësinë e zhvillimeve, sepse prej kohës kur kjo marrëveshje ka ardhur, gjendja në botë është komplikuar dhe kemi një situatë të paparaparë”, tha ai.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se kjo çështje do duhej të ishte trajtuar më herët në komision, duke e cilësuar si më të rëndësishme se disa marrëveshje të tjera që janë miratuar me shmangie të procedurave.
“Na mundemi me vazhdu me grup punues, dhe Qeveria nuk po e kuptoj pse nuk ka dhënë opinion deri më tani”, tha ajo.

Gjithashtu është miratuar procesverbali nga mbledhja e mbajtur më dhjketë prill 2026

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 14/04/2026 14/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?