Është miratuar në parim të parë projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës penale.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se miratimi u krye me 63 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim. Prezent ishin 71 deputetë.
Opozita i kundërshtoj këto ndryshime dhe nuk mori pjesë në votim me arsyen se këto ndryshime janë të ashpra dhe shkelin konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ndryshimet parashohin që në mesin e dënimeve plotësuese për ata që shpallen fajtorë për dhunim seksual dhe dhunë në familje, të jetë edhe marrja e lejes së vozitjes.
Po ashtu në të parashihet ndalimi i kandidimit të të dënuarve në çfarëdo pozite publike në nivel lokal a qendror, ndalim punësimi, blerjesh në ankande publike e shërbime të tjera dhe ndalimi i aplikimit si investitor strategjik. Siç pati thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, parashihet edhe përshpejtimi i procedurave për të siguruar hetim dhe gjykim ndaj rasteve të dhunës në familje e sulmeve seksuale.
D
Votimit i parapriu një përplasje mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.


