KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MINT nis mbikëqyrjen e tahografëve, ndërmerren masa administrative
Lajme

MINT nis mbikëqyrjen e tahografëve, ndërmerren masa administrative

Kosova News
Kosova News 20:05 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), me asistimin e Policisë së Trafikut në Republikën e Kosovës, ka nisur mbikëqyrjen në terren të mjeteve matëse ligjore – tahografëve.

Në një njoftim të MIN theksohet se kjo po ndodh “për herë të parë”.

Tahografët janë pajisje të përdorura në mjete transporti të rregullta, si kamionë, autobusë, dhe furgonë, për të regjistruar dhe monitoruar të dhëna të ndryshme rreth përdorimit të mjeteve të transportit.

Kryesisht, tahografët përdoren për të monitoruar kohën e dremitjes së shoferëve në transportin rrugor, për të shtuar sigurinë në rrugë dhe për të zbatuar ligjet dhe rregulloret në lidhje me kohën e punës dhe pushimeve për shoferët profesionistë.

“Gjatë mbikëqyrjes së këtyre mjeteve matëse është bërë verifikimi i dokumentacionit, siç është specifikuar në ligjin për metrologji dhe rregulloret relevante për zbatimin e tyre, me qëllim të përdorimit të drejtë të mjeteve matëse të cilat janë subjekt i kontrollit ligjor metrologjik, konkretisht tahografëve”.

Sipas MINT, qëllimi i mbikëqyrjes është rritja e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik, mbrojtja e konsumatorit, si dhe mbikëqyrja e subjekteve të emëruara (TVK) nga MINT/AMK, për tahograf të cilëve u janë caktuar detyrat për zbatimin e rregulloreve të metrologjisë ligjore.

“Gjatë mbikëqyrjes janë hasur tahograf të cilët nuk kanë poseduar vërtetim të verifikimit, me ç’rast janë ndërmarrë masa administrative sipas Ligjit për Metrologji”.

MINT njofton se nëse brenda afatit të caktuar nuk eliminohen parregullsitë e gjetura, do të ndërmerren masa konform ligjit në fuqi.

Mbikëqyrja e verifikimit të tahografëve thuhet se do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë publike në trafik si dhe mbrojtjen e qytetarëve përkatësisht udhëtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?