KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MINT-i hap skemat mbështetëse për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro
Ekonomi

MINT-i hap skemat mbështetëse për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Kosova News
Kosova News 12:16 -01/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

MINT-i dhe KIESA kanë prezantuar format e aplikimit për skemat mbështetëse për bizneset, derisa kanë bërë të ditur se gjatë viteve 2022-2025 janë mbështetur dhjetëra biznese përmes programeve për prodhim, përpunim, digjitalizim dhe inovacion.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se tri thirrje për bizneset tashmë janë të hapura, ndërsa një tjetër për industrinë prodhuese pritet të lansohet përmes platformës e-Kosova.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në planin e vet të punës, për këtë vit edhe për vitet në vijim, e ka mbështetjen e drejtpërdrejtë të bizneseve përmes skemave që tash e disa vite janë në funksion. Kjo skemë është lansuar dhe është promovuar javën e kaluar, ndërsa, tashmë, tri prej këtyre thirrjeve janë të hapura në kuadër të Ministrisë, ndërsa e katërta, ajo më e madhja për makineri të përpunuara apo për industri prodhuese është në proces të lansimit përmes skemës apo sistemit të Ministrisë së Administrimit të Digjitalizimit apo asaj të Agjencisë Shtetërore përmes e-Kosovës. Mënyra dhe forma në të cilën ne synojmë që të krijojmë këtë praktikë të ofrimit të mbështetjes për bizneset është që të jetë sa më transparente, e hapur dhe natyrisht që në këtë rrugëtim tonin bashkë të marrim sa më tepër informacion kthesë që të dimë se cilat janë hapësirat dhe mundësitë tona për të përmirësuar ndihmën dhe asistencën e drejtpërdrejtë për bizneset kosovare. Më lejoni vetëm shkurtimisht që t’ju tregoj se çfarë është bërë nga ministria në vitin 2025, apo vitin që lamë pas, dhe pastaj se cilat janë planet tona për vitet pasuese”, tha ajo.

Kusari Lila tha se gjatë periudhës 2022-2025, MINT-i dhe KIESA kanë zhvilluar instrumente mbështetëse për bizneset, ndërsa përmes projektit për fuqizim digjital kanë përfituar 124 biznese.

“Në fakt, gjatë një periudhe katërvjeçare 2022-2025, MINT-i dhe Agjencia për Ndërmarrësi, KIESA, kanë zhvilluar instrumentet mbështetëse për bizneset duke përfshirë skemat për prodhim, përpunim, digjitalizim, inovacion, certifikim të produkteve dhe fuqizim të grave ndërmarrëse. Në këtë periudhë ka filluar dhe zbatimi i projektit “Iniciativa për fuqizim digjital” në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA). Ky projekt është shndërruar në një program të rëndësishëm për transformimin digjital të bizneseve përmes të cilit kanë përfituar 124 biznese me një buxhet prej 5 milionë euro”, tha ajo.

Ajo shtoi se gjatë vitit 2026 planifikohet mbështetja e 40 bizneseve në vlerë prej 1 milion euro përmes skemës për energji të pastër dhe transformim të gjelbër industrial.

“Viti 2026, KIESA dhe ministria që drejtoj po vazhdojnë zbatimin e programeve të reja strategjike me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, transformimin e gjelbër, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përkrahjen e sektorëve me potencial të lartë zhvillimor. Në kuadër të skemës që tashmë ka kaluar një fazë, fazën e parë, dhe po përgatitet për fazën e dytë, skema për energji të pastër, janë përzgjedhur nëntë kompani përfituese me qëllim të promovimit të investimeve të gjelbërta, të rritjes së efikasitetit energjetik dhe avancimit të qëndrueshëm mjedisor në sektorin privat. Dhe aktualisht jemi në fazën e përgatitjes së fazës së dytë që në total të dy fazat planifikohet të mbështeten 40 biznese në vlerë prej 1 milion euro. Transformimin e gjelbër industrial e shohim të një rëndësie të veçantë për arsye se, përveç zhvillimit të industrisë, kriteret të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit dhe me industrinë e gjelbër janë kritere që nuk përfiton vetëm shteti dhe natyrisht mjedisi, por gjithashtu edhe bizneset për shkak se shumë shpejt në kuadër të vlerësimit të ngarkesës tatimore që bizneset e kanë ose mund ta kenë në rastin e eksportit do të jetë edhe taksa CBAM apo taksa e cila llogarit emetimin e CO2-shit për secilin produkt të prodhuar”, tha Kusari Lila.

Gjithashtu lexoni:

Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Ky është çmimi i naftës për sot

Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër

Bie çmimi i derivateve për sot

Kosova News 01/06/2026 01/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?