Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj një shkrimi që ka publikuar sot portali Periskopi, ku shkruhet për emërimin e bashkëshortit të ministres në një ndërmarrje publike
Në fakt Periskopi sot ka raportuar se në Ndërmarrjen e re Energjetike të Kosovës, të cilën edhe e quan edhe fantome, “është rehatuar nga qeveria burri i Albulena Haxhiut.
Por këtë aludim të portalit në fjalë e ka përgënjeshtruar vetë ministrja Albulena Haxhiu, e cila tha se ky është vetëm një huqje dhe FAKE NEWS.
“Në Kosovë ka shumë emra Alban, por edhe Alban Krasniqi. Tash zelli për të goditur nuk ish dashtë me e mbytë ‘verifikimin’ si një prej parakushteve të të bërit gazetari e lajm. Si rrjedhojë edhe huqja e Fake News-i. Pra, lajmi është i rremë dhe bëhet fjalë për një person tjetër”, ka shkruar Haxhiu.


