Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, priti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, delegacionin hungarez të kryesuar nga presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.
Gërvalla-Schwarz shoqërohej nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hungari, Gjeneza Budima.
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák disa orë më parë zhvilloi takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Ku pastaj vizitoi trupat e Hungarisë që shërbejjnë në Kosovë në kuadër të forcave të KFOR-it.




