KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 16-vjetori i Pavarsisë, Ministria e Kulturës ndan çmimet vjetore për letërsi
Kulturë

16-vjetori i Pavarsisë, Ministria e Kulturës ndan çmimet vjetore për letërsi

Kosova News
Kosova News 11:10 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka organizuar të premten ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023.

Ministri i këtij dikasteri, Hajrullah Çeku gjatë takimit me jurinë përzgjedhëse përmendi veprat të cilat ishin në konkursin e çmimeve vjetore, derisa tha se kjo është vazhdimësi si vitet e mëparshme.

Juria që lexoi dhe mori vendimet për ndarjen e këtyre çmimeve për vitin 2023, ishte ne përbërje prej anëtarëve: Bardh Rugova – kryesues, Azem Deliu – anëtar, Vlora Ademi – anëtare, Alban Begiraj – anëtar dhe Naime Beqiraj – anëtare.

Bardh Rugova, kryesues i grupit të jurisë tha se aplikimet për këto çmime i kanë lexuar e vlerësuar dhe vendosën që çmimet të jepen si në vijim:

Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” iu nda Anton Nike Berishajt

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” iu nda Afrim Demirit për veprën “Figura e 17-le”, përmbledhje me 40 tregime.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, e mori Halil Matoshi, për përmbledhjen e poezive “Lil’s poem”.

Çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”, juria ka vendosur të mos jepet sivjet për shkak të siç u tha “prurjeve te varfëra”.

Çmimi për verën më te mirë në kritike letrare dhe eseistike “Ibrahim Rugova”, u nda për dy autorët, Kujtim Shala, për verën “Kënga e cjapit” dhe Nysret Krasniqi për verën “Ekuilibri letrar”.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” e mori Blerte Ismajli për përkthimin e veprës se Jürgen Habermasit “Transformimi i ri i sferës publike dhe politika deliberative”.

Gjithashtu lexoni:

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit

Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje

Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme

“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

Kosova News 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli sulmon objektet bërthamore e ushtarake të Iranit, Teherani hakmerret me sulm me dronë
09:12 -13/06/2025
Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”
09:01 -13/06/2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
08:44 -13/06/2025
Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit
08:11 -13/06/2025
Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?