KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Rritja e shkallës së imunizimit përmes vaksinimit, mbron popullatën
Shëndetësi

Ministri Vitia: Rritja e shkallës së imunizimit përmes vaksinimit, mbron popullatën

Kosova News
Kosova News 14:28 -24/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kosovë ka filluar “Java Botërore e Imunizimit”, me moton “Zëre hapin” (“Catch-up”). Në tryezën e mbajtur në Prishtinë ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e OBSH, UNICEF, USAID dhe IKSHPK-së, u theksuan përpjekjet që po bëhen në mbarë botën për të rikuperuar pasojat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 dhe angazhimet për ngritjen e shkallës së vaksinimit me vaksinat e programeve të rregullta të imunizimit.

Ministri Arben Vitia ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka punuar ngushtë me partnerët për fuqizimin e kapaciteteve aktuale të zinxhirit të ftohtë të vaksinimit përmes ngritjes së Depos moderne për ruajtjen e vaksinave, përmirësimin e rrjetit transportues të vaksinave, si dhe zbatimin e vaksinimit plotësues “Catch-up”, me qëllim të mbulueshmërisë sa më të lartë të popullatës së cakut me vaksinim.

“Imunizimi është një nga ndërhyrjet kyçe për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet serioze infektive që rrezikojnë shëndetin, të cilat përmes vaksinimit janë të parandalueshme. Përmes ofrimit falas të vaksinave për popullatën synohet të rritet shkalla e imunizimit, respektivisht arritja e mbulueshmërisë universale të imunizimit”, tha ministri Vitia.

Ai ka theksuar se Plani i Veprimit për Vaksinim 2022-2025 përmban risi sa i përket përfshirjes së vaksinave të reja në programin e rregullt të vaksinimit, me që në këtë plan janë përfshirë Vaksina HPV (Vaksina kundër Human Papilloma Virusit), Rota Vaksina (Vaksina e Rotavirusit) dhe Pneumokok Vaksina (Vaksina kundër Pneumonisë, Meningjitit dhe Sepsës).

“Përfshirja e këtyre vaksinave në programin e rregullt të vaksinimit pritet të rezultojë me ulje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet si: kanceri i qafës së mitrës; infeksionet me Rotavirus te fëmijët dhe sëmundje të ndryshme që shkaktohen nga tipe të ndryshme të pneumokokut”, ka thënë ai.

Në hapje të Javës Botërore të Imunizimit në sheshin ‘Skënderbeu” në Prishtinë u organizua edhe ekspozita “Historiku i vaksinimin në Kosovë”, ku u prezantua një historik i programit të obligueshëm për imunizim që për herë të parë filloi në vitin 1948 me vaksinën kundër tuberkulozit dhe vazhdoi me me vaksinën kundër difterisë (1950), tetanus (1955), pertussis (1959), polio (1961), fruthi (1971) dhe kështu me radhë, përfshirë edhe vaksinimin kundër COVID-19.

Përditësimi i kalendarit të rregullt të vaksinimit është bërë nëpër vite, ndërkohë që aktualisht në Kosovë kalendari i vaksinimit të rregullt përfshinë 10 sëmundje të parandalueshme me vaksina.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 24/04/2023 24/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?