KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Nga fundi i vitit, qytetarët do t’i blejnë barnat më lirë
Shëndetësi

Ministri Vitia: Nga fundi i vitit, qytetarët do t’i blejnë barnat më lirë

Kosova News
Kosova News 12:53 -09/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se deri në fund të vitit do të ketë listë zyrtare të çmimeve të produkteve mjekësore.

Ai ka thënë se lista preliminare që është anuluar, ka përmbajtur gabime. Sipas tij, me këtë listë qytetarët do të blejnë barna me çmime më të lira.

“Në momentin që e kam nënshkruar, kam marrë disa informata që më kanë thënë se janë përvjedhur disa gabime. Si e kam pa, jemi ulur me komisionin. Më kanë treguar edhe disa vërejtje të tjera dhe se Komisioni i Ankesave duhet të merret me to. 

Komisioni i Ankesave ka propozuar anulimin. Këtë gjë e kam bërë. Do të jemi të gjithë dëshmitarë që në fund të vitit, kur të ketë listë përfundimtare gjithë qytetarët do të blejnë barna me çmime të ulëta, jo 5000% sa kanë qenë lëshime teknike, por do të jenë më të ulëta”, ka thënë ai gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie.

“Në tremujorin e fundit të këtij viti besoj që qytetarët do të mund të blejnë barna me çmime të unifikuara”, ka thënë ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar ministrin Vitia për vonesa në këtë proces. Ai ka thënë se ndaj Vitisë duhet të merren masa.

“Kemi një proces që është i diskutueshëm. Nëse janë gabime teknike pse duhet 3 muaj me pas prolongim të procesit? Mirë është me i shiku ndonjëherë çka të sjellin në tavolinë. Duhet me i këqyrë me 5 parë sy çka të sjellin, kam punuar vetë aty. 

Dorën në zemër unë s’e kisha lanë pa marrë masa, ose kryeministri ish dashtë me marrë masa ndaj teje”, ka thënë Zemaj.

Ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, që ka thënë se me ecurinë aktuale të punës, ministri Vitia do ta përfundojë mandatin pa listë zyrtare të çmimeve të produkteve mjekësore.

Në qershor, Ministria e Shëndetësisë anuloi listën preliminare të çmimeve të produkteve mjekësore. Në vendim u bë e ditur se ka pasur ankesa dhe disa prej pretendimeve janë konfirmuar nga Komisioni i Ankesave. Ankesat kishin të bënin me çmimet në disa produkte.

Deputeti i PDK-së në këtë komision ka thënë se lista ka pasur produkte me çmime shumëfish më të larta.

“Në disa prej analizave që i kemi bërë të asaj liste, del që ka rritje shumëfish të çmimeve nga 100 %. I kemi pas këtu anëtaret e Komisionit, kanë thënë që ka pasur gabime teknike. Ka pasur rritje deri në 3000 %. Të proklamosh ulje të çmimit e të nënshkruash listë me çmime me të larta – kjo nuk ka logjikë. Me ketë ecuri të punës do ta përfundoni mandatin e nuk do të ketë listë të çmimeve”, ka thënë ai.

Haxhiu po ashtu ka shtruar pyetjen se sa është dëmi nga reshjet në depon e barnave.

Ligji që parashihte rregullimin e çmimit të barnave për blerjet publike dhe tregun privat ishte miratuar në korrik të vitit të kaluar. Lista me çmimet obliguese parashihej të bëhej për katër muaj, por kjo ende s’ka ndodhur.

Me këtë ligj parashihet që të bëhet unifikimi i çmimit të barnave në tregun privat, por me të do të ketë edhe çmime standarde edhe për produktet që blihen përmes prokurimit për institucionet shëndetësore publike.

Për pasojë, tregu farmaceutik është ende plotësisht i parregulluar sa i përket çmimit të barnave.

Pothuajse identik me këtë ligj në vitin 2019 ishte nxjerrë një udhëzim administrativ, por që nuk u zbatua asnjëherë.

E gati asnjë vend në Evropë nuk e ka të parregulluar çështjen e çmimit të barnave.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale konfirmon raportin e KosovaNews se po hetohet kontrata për urat e reja mbi Ibër

Përurohet reparti i vaksinimit në QKMF `Dr. Nexhat Çuni` në Mitrovicë

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Brahim Shatrolli emërohet komandant i Policisë në Lipjan

Dosja e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë- rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

Kosova News 09/07/2024 09/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?