KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Do të vazhdojmë rritjen e investimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor
Shëndetësi

Ministri Vitia: Do të vazhdojmë rritjen e investimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Kosova News
Kosova News 12:24 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë e ka për synim të vazhdueshëm përmirësimin e qasjes dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e saj.

Kështu u tha në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë me OBSh-në për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë e cila këtë vit me temën “Shëndet për të gjithë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se synim i kësaj ministrie është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetshme.

Duke fol për investimet në shërbimet mjekësore, Vitia tha se mbetet shqetësues fakti se për shkak të gjendjes sociale, një pjesë e qytetarëve nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore.

“Në Kosovë synim i vazhdueshëm i MSh-së mbetet përmirësimi i qasjes dhe përballueshmërisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor, përkatësisht mbulimi shëndetësor universal me shërbime shëndetësore. Synim po aq i rëndësishëm i MSh-së bazuar në strukturën demografike të popullatës në radhë të parë është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetshme. Në vazhdimësinë e përpjekjeve për të ngritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet e shërbimit, Qeveria ka rritur buxhetin këtë vit për sektorin publik shëndetësor dhe atë për barna, investime kapitale dhe burime njerëzore….Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të trajtuar pabarazitë dhe shkaqet themelore të tyre, jemi në proces dhe do të vazhdojmë rritjen e investimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë qasje dhe sa më shumë shërbime”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenien Sociale, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku theksoi si nevojë riorganizimin për shërbimet shëndetësore.

“Ne duhet të pajtohemi se nëse të gjithë kontribuojmë nga pak ne do t’i evitojmë faktorët e riskut ata gjenetik, ambiental e ekonomik e gjithë ndotja globale, prandaj gjithë këto objektiva e qëndrueshëm që janë 17 prekin shumë prej këtyre çështjeve që ne si shtet duhet ta kemi vëmendjen duke përfshirë eliminim e varfërinë e pabarazinë sociale… Edhe pa investime të mëdha thjesht me riorganizim të punës aty disa prej problemeve mund të tejkalohen”, u shpreh ajo.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Shëndetin Publik, Naser Ramadani u shpreh se qëllimi i shënimit të kësaj dite është vetëdijesimi për veprimet urgjente për një planet të shëndetshëm.

Ramadani u shpreh se në Kosovë programi i zgjeruar i imunizimit ka prioritet të lartë dhe i bazuar në të gjitha rekomandimet e OBSH-së.

“Në Kosovë programi i zgjeruar i imunizimit është program me prioritet të lartë, MSh ka miratuar politikat e imunizimit, planet për sigurimin e vaksinimit dhe materialit tjetër të hartuar dhe implementuara nga IKSHP dhe të gjitha programet e miratuara dhe vetë ndryshimet duke përfshirë edhe kalendarin e vaksinimit bëhen në përputhshmëri me rekomandimet e OBSH dhe në vijë me politikën e miratuar nga MSh”, theksoi ai.

Shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinës, Oleksandr Martynenko u shpreh se secili qytetar duhet të ketë mundësi të barabartë për të qenë i shëndetshëm, të trajtohet kur të ketë nevojë dhe po ashtu për të parandaluar sëmundjet.

Ai në emër të OBSh-së dha edhe disa porosi duke bërë thirrje për përdorim sa më të ulët të antibiotikëve si dhe rritje të shkallës së vaksinimit.

“Porosia numër një është që parandalimi është gjithmonë më i mirë sesa trajtimi, pra brenda kapaciteteve tona për të ngrënë ushqime të shëndetshme për të ngrënë më shumë ushqime vegjetariane për të qenë fizikisht aktiv dhe për të pas një jetë të shëndetshme. Porosia numër 2 që është relevante për Kosovën dhe unë e përkrah vendimin që është marr dy javë përpara së pari duhani do t’iu bëjë më të varfër dhe pastaj ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme do t’iu vras juve….Vetëm profesionistët e kujdesitë shëndetësor që kanë përfunduar trajnimet duhet dhe mundet të përshkruaj medikamente dhe të jap diagnozën natyrisht do të kemi zakon për ta bërë sa më shpejt por me shëndetin nuk ka shpejt dhe papastër. Mesazhi numër 4 antibiotikët nuk trajtojnë COVID, nuk trajtojnë gripin, nuk trajtojnë dhimbjet e fytit apo gripin e shpezëve zakonisht trajtojnë infeksioneve bakteriale”, u shpreh ai.

Krahas shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, sot më 7 prill përkon edhe 75 vjetori i Organizatës Botërore të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?