KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia akuzon OSHP-në e Prokurorinë për presion në tenderin për insulina
Shëndetësi

Ministri Vitia akuzon OSHP-në e Prokurorinë për presion në tenderin për insulina

Kosova News
Kosova News 11:45 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën pas mbledhjes ka thënë se është i shqetësuar me situatën rreth tenderit për insulina, pas insistimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit që të procedohet tenderi për insulina, pavarësisht se kompania fituese s’i ka garancitë e cilësisë për produktin që përdoret për trajtimin e diabetit.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë ku u vendos që t’i rekomandohet Kuvendit shkarkimi i anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi, Vitia ka akuzuar OSHP-në dhe Prokurorinë për presion për ta nënshkruar kontratën..

“Shprehim shqetësimin tonë për një situatë e cila rrezikon në mënyrë shumë substanciale shëndetin publik. E këtu kemi të bëjmë me tenderin për insulina një tender që është hapur më 2020. Është betejë për ligjshmërinë, për ruajtjen e shëndetit publik. MSH-ja shpreh shqetësimin në lidhje me presionin e paligjshëm të OSHP-së për furnizim me insulina. OSHP-ja dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprime të koordinuara për të bërë presion mbi Ministrinë e Shëndetësisë, që kontrata t’i nënshkruhet një operatori i cili nuk ka, madje as nuk ka aplikuar, deri më tani për autorizim-marketing, i cili është obligativ sipas Ligjit për pajisje dhe produkte medicinale”, ka thënë Vitia në konferencën për media.

Ai ka njoftuar se urdhëresës së OSHP-së për këtë vendim, MSH-ja ka kundërshtuar nëpërmjet padive.

Vitia po ashtu ka thënë se gjendet para dy zgjedhjeve, por ka shtuar se në të dyja opsionet do të ndiqet penalisht.

“Ne nuk mund të pranojmë që të hyjnë barna të paregjistruara. Unë jam para dy zgjedhjeve ta bëj nënshkrimin si ka kërkuar, ku pastaj unë vet edhe në aspektin moral edhe ligjor do të jem i përndjekur se kam shkelur ligjin. Nëse e nënshkruaj do të ndiqem nëse nuk e nënshkruaj do të ndiqem”, ka shtuar ai.

Është raportuar në vazhdimësi se si Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar për afro dy vjet nënshkrimin e tenderit për insulina me arsyetimin se kompania fituese nuk ka garancitë e cilësisë për këtë produkt. Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë vazhdimisht të drejtë kompanisë farmaceutike që nuk e ka certifikatën e cilësisë dhe të sigurisë së barit. Në rastin më të fundit, të fundit të prillit, OSHP-ja pas orarit të punës i ka dërguar urdhëresë Ministrisë së Shëndetësisë që të procedojë me këtë tender. E për këtë, OSHP-ja i dha Ministrisë pesë ditë afat, i cili përfundon këtë të mërkurë. Ky tender është hapur në fundin e vitit 2020, kur ministër ishte Armend Zemaj e sekretar i atëhershëm Ardian Mehmetaj. Prej viti 2021, menaxherët aktualë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kërkuar që ky tender të anulohet e më pas, në një tender të ri të aplikojnë kompanitë që kanë Autorizim Marketingu.

Vitia: Me Listën e re synojmë tejkalimin e problemave në sigurimin e barnave esenciale
Rasti i insulinave – Qeveria i propozon Kuvendit që ta shkarkojë anëtaren e OShP-së, Kimete Gashin

Gjithashtu lexoni:

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, polica jep detaje

Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga sot deri të nesër

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
15:13 -20/06/2025
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore
14:47 -20/06/2025
Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”
14:24 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?