Pas takimit me homologen e tij nga Kosova dhe presidenten Osmani kryediplomati shqiptar, Igli Hasani është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje para takimit, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Vizita e Hasanit në Kosovë po bëhet në kuadër të një turi treditor në shtetet e përreth, me ç’rast sot dhe nesër do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.



