KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla: Agresori i Banjskës të ndëshkohet, bashkësia ndërkombëtare të dalë me qëndrim
Politikë

Ministrja Gërvalla: Agresori i Banjskës të ndëshkohet, bashkësia ndërkombëtare të dalë me qëndrim

Kosova News
Kosova News 10:49 -16/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të dalë pa vonesë me qëndrim mbi sulmin serb në Banjskë, duke shtuar se agresori duhet të sanksionet.

Pas takimit me homologun e Shqipërisë, Igli Hasani, ajo ka deklaruar në një konferencë për media të martën se mungesa e ndëshkimit “bart në vete rrezikun e përsëritjes së sulmit”.

“E njoftova Iglin për situatën në veri, ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit të hapur serb, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare pa vonesë të dalë me qëndrim të qartë të asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorin. Mungesa e ndëshkimit bart në vete rrezikun e përsëritjes”, është shprehur Gërvalla.

Ajo ka theksuar se për hir të paqes, bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e heshtur, “por të ndëshkojë ashpër çdo tentativë destabilizuese”.

Ministrja e Jashtme ka theksuar se sulmi i së hënës pranë një hoteli në veri të vendit dëshmon se gjendja e sigurisë “mbetet sfidë”.

“Të jemi vigjilentë sepse krimi i organizuar me strukturat e ardhura nga Serbia, edhe gjatë vitit 2024 do të vazhdojnë të përpiqen të destabilizojnë situatën”.

“U angazhuam me Iglin që bashkërisht të angazhohemi në informimin dhe sensibilizimin e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut rreth arrestimeve të qytetarëve të Kosovës nga Serbia gjatë kohës kur kalojnë për t’u kthyer në vendet ku banojnë, e njëkohësisht lobimin për lirimin sa më të shpejtë të tyre. Me pozicionin gjithnjë e më të fuqishme në arenën ndërkombëtare, e brenda organizatave ndërkombëtare. Republika e Shqipërisë do të luajë rol më proaktivë në t ë gjitha temat e sigurisë dhe të paqes në rajonin tonë”, ka shtuar ajo para gazetarëve.

Ministrja Gërvalla pas takimit me homologun shqiptar: U pajtuam se unifikimi i politikave tona na bën më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 16/01/2024 16/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?