KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci reagon pas skandalit me mish nga Brazili: Inspektori dërgohet  në komision disiplinor ndërsa kompanisë “Apetit” i ndalohet eksport-importi
Siguri

Ministri Peci reagon pas skandalit me mish nga Brazili: Inspektori dërgohet  në komision disiplinor ndërsa kompanisë “Apetit” i ndalohet eksport-importi

Kosova News
Kosova News 17:56 -02/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bijqësisë Faton Peci ka reaguar pas skandalit  të denoncuar nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ku mishi me origjinë nga Brazili, importohet nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”. Më pas, në etiketë shkruhet se është mish i freskët nga Kosova. Në këtë skandal dyshohet të jetë i përfshirë edhe një inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në mashtrim e manipulim të dokumenteve zyrtare.

Nëpërmjet një reagimi në facebook Peci ka thënë se Inspektori ne fjalë është dërguar në komision disiplinor ndërsa operatorit ekonomik i është vendosur masa e ndalesës për eksport-import

“Mbrëmë dhe sot është raportuar për dyshimin e përfshirjes së një operatori ekonomik të prodhimit dhe tregtimit të mishit dhe mundësisë së përfshirjes së një inspektori të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në mashtrim e manipulim të dokumenteve zyrtare.

Pa dashur të paragjykojmë të vërteten si dhe duke u nisur nga parimi i prezumimit të pafajsisë, ne nuk kemi qëndruar duarkryq por i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet paraprake institucionale.

Inspektori ne fjalë është dërguar në komision disiplinor ndërsa operatorit ekonomik i është vendosur masa e ndalesës për eksport-import”

Peci ka thënë se për t’i vërtetuar këto dyshime është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin, gjurmueshmërinë dhe përputhshmërinë e të gjitha hyrje-daljeve të operatorit ekonomik.

Njëherit ministri Peci ka thënë se për këtë çështje janë njoftuar edhe institucionet e tjera shtetërore dhe në rast të konfirmimit të këtyre pretendimeve të gjithë gjithë individët e involvuar si dhe operatori ekonomik do të perballen me pasoja ligjore dhe administrative

“Për ta vërtetuar dyshimin e ngritur, është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin, gjurmueshmërinë dhe përputhshmërinë e të gjitha hyrje-daljeve të operatorit ekonomik.

Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera si Dooganat e Kosovës dhe ATK të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra-tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave që burojnë nga kontrollet e detajuara.

Në rast të konfirmimit të pretendimeve të gjithë individët e involvuar si dhe operatori ekonomik do të perballen me pasoja ligjore dhe administrative” ka shkruar Peci në reagimin e tij.

Gjithashtu lexoni:

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Ferizaj: Në zonën 50 voziti me 115 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro dhe 3 muaj pa patentë

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Kosova News 03/04/2024 02/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?