KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati tregon sa mijëra gra të Kosovës përfituan nga 170 euro
Ekonomi

Ministri Murati tregon sa mijëra gra të Kosovës përfituan nga 170 euro

Kosova News
Kosova News 11:19 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri Murati tregon sa mijëra gra të Kosovës përfituan nga 170 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka treguar të martën se janë gati 17.000 lehona në Kosovë që kanë përfituar deri tani nga 170 euro në muaj në kuadër të shtesave për këtë kategori, që ka ndarë Qeveria Kurti.

Ai dha këtë shifër gjatë raportimit para deputetëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Murati ka thënë se janë saktësisht 16.700 gra lehona që kanë përfituar nga kjo skemë, e cila ka nisur së zbatuari nga gushti i vitit 2021.

Sipas skemës, lehonat e papuna përfitojnë nga 170 euro për gjashtë muaj radhazi pas lindjes, ndërkaq ato të punësuara përfitojnë nga 170 euro për tre muaj.

Po ashtu, ministri Murati ka bërë të ditur se sa u përket shtesave për fëmijë, deri tani kanë përfituar 152.500 fëmijë.

Fëmijët deri në 2 vjeç përfitojnë nga 20 euro në muaj, ndërkaq ata mbi 2 vjeç i përfitojnë nga 10 euro në muaj.

Qeveria Kurti me qëllim të emancipimit e fuqizimit të rolit të gruas, si në familje ashtu edhe në shoqëri, në linjë me Programin Qeverisës, ka prezantuar nw shtator tw vitit 2021 fillimin e zbatimit të masës 3.5 – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për fëmijë.

Sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.

Në anën tjetër, ka filluar edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 Euro në muaj. Gradualisht, me fillim nga Janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj.

Nënat e reja mbi 18 vjeç që kanë lindur foshnjën nga data 1 Gusht 2021 mund të aplikojnë për mbështetje duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike eKosova me të dhënat personal të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës. Njëlloj realizohet edhe aplikimi për shtesat për fëmijë./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim

DhTIK thotë se qëndrimi i BE-së, vërteton vërejtjet e tyre në lidhje me procesin e liberalizimit të energjisë në Kosovë

Kosova pranon 95.5 milionë euro nga FMN për mbështetje buxhetore

TAGGED: lehona, Murati, Qeveria
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?