KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati: Opozita nuk e ka hallin as për qytetarin as për shtetin – Tentimi i kastës së vjetër nuk pin ujë…
Ekonomi

Ministri Murati: Opozita nuk e ka hallin as për qytetarin as për shtetin – Tentimi i kastës së vjetër nuk pin ujë…

Kosova News
Kosova News 12:59 -25/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën në Kosovë se nuk e ka hallin e qytetarit e as të shtetit, pasi Komuna e Prizrenit dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për tatimin në pronë.

Kryetari i Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, të premten ka dërguar në Kushtetuese ligjin që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

Ai ka thënë se ky nen parasheh ndërhyrje në kompetencat e komunave dhe se me këtë ligj dëmtohen vetëm komunat duke ua zvogëluar buxhetin.

Murati, në anën tjetër, ka përsëritur se me ligj vetëm është mundësuar falja e 100 eurove dhe se është në duart e komunave të vendosin nëse duan t’ua falin këtë shumë qytetarëve apo jo.

“Për ligjin që e kishin miratuar vetë më 2018, ligj i cili parashihte vlerësimin e pronave sipas tregut, dhe që parashihte që përveç tatimit në objekte, të fillonte edhe të llogaritej tatimi në tokë me 100% të vlerës në vitin 2023, tentuan t’ia hedhin fajin qeverisë sonë. Thanë se qytetarit po i vihej barrë e papërballueshme, dhe se po të ishte në dorën e tyre, do ta lehtësonin këtë barrë. Qeveria Kurti e bëri këtë të mundur duke miratuar ndryshimin e Ligjit për Tatim në Pronë, ashtu që secila komunë të kishte mundësinë të falte faturat deri në 100 euro për vitin 2023, për të gjithë tatimpaguesit. Dhe, çfarë bëjnë tash ata që para 6 muajsh ‘qanin hallin e qytetarëve’? E dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Pra, po dëshmohet edhe njëherë që britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas Muratit, veprimi i opozitës “është i kotë”.

“Krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata ‘do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese’. Por kjo nuk pin ujë”, ka shtuar ministri.

Ai ka përsëritur se ligji tashmë është në fuqi dhe se data 15 shtator 2023 është e fundit që komunat të vendosin për faljen ose jo të një pjese të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit.

Nuk e pranojnë faljen e 100 eurove për qytetarët – AKK e dorëzoi në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

Gjithashtu lexoni:

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

Kosova News 25/08/2023 25/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?