Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur dhe i ka ndarë 2,61 milionë euro për pagesën e specializantëve në mjekësi.
Ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se bëhet fjalë për një ndarje shtesë në mënyrë që të vazhdojë pagesa e specializantëve në Kosovë.
“Bëhet fjalë për një ndarje shtesë në mënyrë që të vazhdohet pagesa e specializantëve”, ka thënë Murati.
Kujtojmë se edhe më parë Qeveria Kurti ka ndra ënë disa raste para për pagesat e specializantëve.
Ndërkohë, në mbledhjen e sotme ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka propozuar gjatë mbledhjes që pas dorëheqjes së ish-kryesuesit të bordit të përkohshëm të drejtorëve të Infrakosit, Dukagjin Kastrati, në vend të tij të emërohet Edona Nahi.
Qeveria pati miratuar më 10 gusht bordin e përkohshëm që përbëhet ne anëtar edhe Dukagjin Kastrati i cili më pas dha dorëheqje.