Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se sot ka pritur në takim ish-komandatin e KFOR-it, Gjeneral Buhler, ku biseduan rreth situatës së sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, shkruan KosovaNews.
Përveç asaj, Mehaj shton se diskutuan edhe për procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, konkretisht procesin e anëtarësimit në Partneritetin për paqe.
Tutje shkroi se ka njoftuar Gjeneralin në fjalë, rreth zhvillimeve dhe proceseve që po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes me ç’rast dhe ka shprehur falënderim për mbështetjen që ka ofruar gjatë gjithë kësaj kohe.


