Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka komentuar rastin e fundit të sulmit ndaj pesë zyrtarëve policorë në Leposaviq, ku policët rrezikuan jetën e tyre në operacionin kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohjen maksimale për Policinë e Kosovës, të cilët i quajti gardianë të sigurisë dhe rendit publik.
Postimi i Mehajt:
Mirënjohje maksimale për Policinë e Kosovës, gardianen tonë të sigurisë dhe rendit publik.
Në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së shprehim mirënjohjen maksimale për policët tanë, gra e burra heroik, gardianë të sigurisë dhe rendit tonë publik, si dhe luftëtarë të pakompromis në zbatimin e ligjit.
Rasti i fundit, kur duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe qëndruar fuqishëm në krye të detyrës, kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve, krahas përgjegjësisë së të gjithëve që të përkrahim fuqishëm Policinë tonë.
Policëve të lënduar gjatë operacionit të fundit, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat, shërbimin dhe misionin e tyre të shenjtë.
https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid0D1k2hYDfs1cpQPvVJvdf3bifkQU5GstHhUCkNQsDVHK6EmrQafG3pH5a48Dh1XUVl

