Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Kosova nuk mund të qëndroj indiferente tani kur Greqia po përballet me pasojat katastrofale të stuhisë, shirave të vazhdueshme që kanë vërshuar disa qytete të vendit.
Ai tha se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së është e gatshme që të dërgoj kapacitetet e specializuara të kërkim-shpëtimit në ujëra për t’i u dalë në ndihmë autoriteteve greke në zonat e përmbytura.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, ndërsa uroj të mos ketë humbje të tjera të jetëve të njerëzve, dhe vendi t’i kthehet sa më parë normalitetit”, ka shkruar ministri Maqedonci.


