Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau sot do të vizitojë Kosovën.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e pret në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, homologun e saj polak , Sh.T. Zbigniew Rau, raporton KosovaNews.
Kurse presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu nesër e pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.
Polonia është në grupin e shteteve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, më 26 shkurt 2008, por ende nuk ka hapur ambasadë në Prishtinë.
Ndryshe muajin e kaluar është mbajtur ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë të një kompanie ajërore Varshavë-Prishtinë-Varshavë.