KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Hoti takon ndërtuesit, diskutojnë për sigurinë në punë dhe zbatimin e ligjit
Lajme

Ministri Hoti takon ndërtuesit, diskutojnë për sigurinë në punë dhe zbatimin e ligjit

KosovaNewss
KosovaNewss 18:58 -22/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, ku në fokus ishte zbatimi i legjislacionit dhe përmirësimi i sigurisë në punë.

Në këtë takim, ku mori pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, u theksua se respektimi i ligjeve në fuqi mbetet prioritet i padiskutueshëm. Institucionet u zotuan për rritjen e bashkëpunimit me punëdhënësit dhe punëtorët, me synim garantimin e përmbushjes së obligimeve ligjore.

Hoti nënvizoi përkushtimin për forcimin e partneritetit me komunitetin e biznesit, duke bërë të ditur se ministria është në proces të themelimit të Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Ky mekanizëm synon të fuqizojë sistemin kombëtar në këtë fushë përmes përfshirjes së institucioneve dhe ekspertëve përkatës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve paraqitën sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballet sektori, duke kërkuar zgjidhje përmes mekanizmave institucionalë.

Gjatë takimit u bë e ditur gjithashtu se së shpejti pritet të nisë një fushatë sensibilizuese për sigurinë në punë dhe zbatimin e legjislacionit, e cila synon përmirësimin e praktikave dhe lehtësimin e proceseve gjatë inspektimeve.

Në përfundim, palët vlerësuan se siguria dhe kushtet e punës janë interes i përbashkët, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërtimit të një klime të qëndrueshme mirëbesimi.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

KosovaNewss 22/04/2026 22/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?