KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Faton Peci nga Lista Guxo del me qëndrim ndryshe nga kolegu i tij, Liburn Aliu i VV-së: Kosova është e përjetshme
Politikë

Ministri Faton Peci nga Lista Guxo del me qëndrim ndryshe nga kolegu i tij, Liburn Aliu i VV-së: Kosova është e përjetshme

Kosova News
Kosova News 14:55 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka ripërsëritur sot se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Peci në një prononcim për media ka thënë se formimi dhe rrugëtimi i tij politik i takon konceptit që jo vetëm beson fuqishëm se Kosova është e përjetshme, por edhe përpiqet çdo ditë për jetësimin e kësaj platforme.

Sipas tij, kjo platformë është tepër e qartë: Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran, me identitetin e saj politik, i cili identitet është ndërtuar me mundin e brezave, me gjak, sakrificë e konsekuencë.

“Republika e Kosovës e ka tanimë të formësuar identitetin e vet shtetëror, të njohur ndërkombëtarisht dhe do të vazhdojë ta forcojë më tej atë bashkë me aleatët strategjikë.

Ky qëndrim, kjo bindje e ky gjakim për Kosovën e përjetshme është mishëruar thellë në konceptin politik të GUXO-s, të projektuar nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Andaj, Kosova është e përjetshme”, ka thënë për Telegrafin, Peci.

Ndryshe, ministri i  Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten në një emision televiziv ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Ai ka thënë se nuk mund të krijohet një komb kosovar, apo se premisat janë që kjo mos të ndodh, ndërsa ka theksuar se kjo do të nënkuptonte një përzierje të etnive, që sipas tij nuk po ka sukses.

Ministri Aliu mes tjerash kishte thënë se “Kosova është projekt i përkohshëm” dhe se synimet e shqiptarëve janë që të heqin kufijtë mes trojeve të veta.

Kryeministri Kurti flet për deklaratën e ministrit Aliu që e bëri në një emision festiv për 28 Nëntor

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj, konfiskohet edhe një armë zjarri

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?