Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.
Pas takimit, Kurti është pyetur edhe për një deklaratë të ministrit Liburn Aliut, i cili mes tjerash kishte thënë se “Kosova është projekt i përkohshëm” dhe se synimet e shqiptarëve janë që të heqin kufijtë mes trojeve të veta.
Kryeministri tha se nuk e ka parë deklaratën e Aliut, porse nga kabineti ia kumtua se kjo është bërë në një emision festiv për 28 Nëntor.
“Zëdhënësi im Përparim Kryeziu, më tha që ai ka qenë një emision, le të themi festiv, në ditët e festës së Flamurit dhe Pavarësisë, 28 Nëntorit”, tha Kurti.

