Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë natës ka dalë në terren dhe ka inspektuar punimet që po bëhen për ndërtimin e rrugës Gjilan-Kllokot.
Në një postim në rrjetin social ku ka publikuar edhe një VIDEO, ministri Aliu thotë se atje është filluar të punohet edhe në mbrëmje nga ora 20:00 deri në 05:00 shkaku temperaturave të larta dhe mospengimit të trafikut ku kryesisht qarkullojnë mërgimtarët.
“Në rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga 20:00 deri në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu që punimet mos të pengojnë gjatë ditës qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, ku kryesisht e frekuentojnë bashkëatdhetarët nga Diaspora”, shkruan Aliu.


