Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore në Kosovë (World Bank Kosovo), mbi praktikat globale për planifikimin e investimeve, sigurisë dhe funksionimin e digave.
Aliu ka njoftuar se në këtë kanë diskutuar për zbatimin e Studimit të Planit të Investimeve për Resurset Ujore (WRIPS), përkatësisht Master Planin e ri të Ujërave për Kosovën, si dhe për Programet FLOWS, FLOWS 2 dhe fazat e ardhshme të implementimit.
“Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, synimi është që digat e reja të jenë për destinime multifunksionale, si për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, menaxhimin e përmbytjeve, si dhe prodhimin e hidroenergjisë në Digat ku ka potencial të tillë”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ai ka theksuar se duke u bazuar në praktikat më të mira globale, synojnë që përvojat e tilla, t’i zbatojnë në Kosovë.


