Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se është prezantuar Studimi i Fizibilitetit i digës së liqenit të Dragaçines, para zyrtareve të MMPHI-së dhe qytetarëve të komunës së Therandës, me ç’rast kompania implementuese gjatë dëgjimit publik me qytetarët ka prezentuar të gjitha të gjeturat për këtë projekt vital për qytetarët e Therandës.
Aliu ka thënë se diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë kap vlerën e investimeve prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3.
Kjo është njëra ndër 5 digat e reja që priten të realizohen viteve të ardhshme nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.