KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrat thonë se Kosova po harton strategji për t’u përafruar me BE-në
Politikë

Ministrat thonë se Kosova po harton strategji për t’u përafruar me BE-në

Kosova News
Kosova News 14:25 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka organizuar panelin diskutues të ministrave “Ekonomia kreative në perspektivë”. Në këtë panel është thënë se ekonomia kreative, si koncept relativisht i ri në tregjet globale, gradualisht po transformohet në një ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë dhe ndikimin më të madh në zhvillimin e gjithëmbarshëm të qendrave botërore të kulturës.

Në panel ështëe thënë se ekonomia kreative në fokus ka krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike përmes rrjetëzimit të industrive që kontribuojnë drejtpërdrejt në të.

Sipas ministrave të linjës, Qeveria e Kosovës po fillon hartimin e strategjisë të ekonomisë kreative me qëllim të përafrimit të orientimeve strategjike të vendit me politikat e Bashkimit Evropian dhe trendet zhvillimore në nivel ndërkombëtar.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka theksuar se ekonomia kreative kontribuon në rritjen ekonomike por edhe në promovimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Vlen të përmendet së pari, dizajni, arkitektura, media digjitale dhe më shumë, por edhe dizajnin grafik, pastaj ky sektor i ekonomisë kreative kontribuon në rritjen ekonomike por edhe në promovimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Çka mund të përmendi te industria që është iniciativa për dizajn, që është dizajni grafik, dizajnin e produkteve inovative që ndërthurin estetiken tradicionale dhe bashkëkohore që është një potencial i madh i kreativitetit në ekonominë tonë”, ka theksuar Hajdari.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka thënë se ky proces mundëson formësimin e vizionit të përbashkët të mozaikut të larmishëm të akterëve kyç për ekonominë kreative dhe dizajnimin e veprimeve për transformimin e Kosovës në qendër rajonale të inovacionit në prodhimin kulturor.

“Potencialin e ekonomisë kreative e shoh në dy rrafshe: i pari ka të bëjë me rezultatet që vijnë për shumë vite nga arena ndërkombëtare për artistët dhe organizatën kulturore dhe institucionet kulturore të Kosovës. Para pak kohësh kishim çmimin e parë në Zamora të Spanjës nga Ansambli Shota e shumë çmime tjera të institucioneve dhe artistëve. Pra, kemi cilësi dhe tashmë nuk janë vetëm suksese vendore por edhe ndërkombëtare të dëshmuara për disa vite radhazi, dhe e dyta ka të bëjë me aspektin ekonomik. Studimi për ndikimin socio-ekonomik të Manifestës, e ka dëshmuar këtë raportin e investimit në kulturë që është 1 me 4”, ka deklaruar Çeku.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tka theksuar se procesi i hartimit të strategjisë ofron platformë të ndërveprimit të institucioneve qendrore, institucioneve lokale, pionierëve dhe ekspertëve të fushës nga Evropa dhe Britania e Madhe, shoqërisë civile, krijuesve kreativë dhe kontribuuesve të tjerë relevantë.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?