Ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati së bashku me ministrin e minoriteteve Nenad Rashiq sot kanë vizituar kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi.
Nga ndërtesa e komunës Murati tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e zotuar që të mbështesë punësimin e 2000 punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e Veriut.
Nga atje ministri Murati shpalosi detaje nga ky projekt i qeverisë duke thënë se të gjitha bizneset ekzistuese, por edhe ato të reja që nisin aktivitetin e tyre në njërën nga katër komunat në veri të vendit, do të mund të përfitojnë nga masa e subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj, për secilin punëtor.
“Sot bashkë me kolegun tim, Ministrin Nenad Rasic, ishim për vizitë në Leposaviq dhe takuam Kryetarin e Komunës Lulzim Hetemi, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punëve.
Arsye për vizitën ishte lansimi i masës për mbështetjen e punësimit të 2,000 punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e Veriut.
Të gjitha bizneset ekzistuese, por edhe ato të reja që nisin aktivitetin e tyre në njërën nga katër komunat në veri të vendit, do të mund të përfitojnë nga masa e subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj, për secilin punëtor të ri që e punësojnë sipas kritereve të përcaktuara me vendim.
Në anën tjetër, të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna e që janë të papunë, mund të shkojnë të regjistrohen në Zyren e Punësimit si punëkerkues dhe në rastin e parë të krijuar, do t’u ofrohet një ofertë pune në njërin nga bzineset e interesuara.”


