KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Minatorët e Trepçës i marrin pagat, por vazhdojnë grevën
Lajme

Minatorët e Trepçës i marrin pagat, por vazhdojnë grevën

Kosova News
Kosova News 15:21 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Minatorët e minierës së Trepçës në Stantërg, të cilët të martën kanë hyrë në grevë për shkak të pjesës së mbetur të pagave (55 për qind të pagës bazë), kanë vazhduar grevën edhe të mërkurën, përkundër faktit se atyre u janë ekzekutuar sot pagat.

Ata, përveç pagave, po kërkojnë shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore.

Fehmi Hajredini, minator, tha se është në grevë për më shumë se 24 orë dhe se nuk do ta ndërpresë grevën deri në realizimin edhe të kushteve tjera, përkatësisht, dorëheqjes së menaxherit dhe sigurimit shëndetësor për punëtorët.

‘Në grevë jemi më shumë se 24 orë… Kërkesat tona janë pagat, dorëheqja e menaxherit dhe sigurimi shëndetësor… Për momentin gjendja shëndetësore e minatorëve nuk është e keqe, përveç dy minatorëve që është dashur ta braktisin grevën, për shkak se kishin shëndet më të rënduar.. Prej menaxhmentit askush s’na ka vizituar përveç stafit menaxhues të minierës që janë këtu prezentë… Pa u realizuar kërkesat tona jo (nuk do ta ndërpremë grevën edhe nëse bëhen pagat v.j.) nuk është tash puna vetëm te pagat’, ka thënë Hajredini për KosovaPress.

Ndërkaq, edhe Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, ka konfirmuar se kërkesat e minatorëve janë më të mëdha sesa pagat, duke përmendur largimin e kryeshefit ekzekutiv si njërën ndër këto kërkesa.

Sipas tij, shqetësimi më i madh i minatorëve është se askush nga qeveria dhe as nga bordi nuk i ka vizituar ata deri tani.

“Tani në këto momente që po flasim, kemi informacione se kanë dalë pagat… Mirëpo, kërkesat tona janë shumë më të mëdha sesa pagat… Kërkesat tona janë që të largohet kryeshefi ekzekutiv, sepse e shohim si fajtor për këtë situatë që dy vjet që ka ardhur… Fakti më i madh që na shqetëson neve është se askush nga qeveria, as nga bordi dhe as nga menaxhmenti nuk ka ardhur të na vizitojë dhe komunikojë me ne”, theksoi Jonuzi.

Në anën tjetër, kontakti me kryeshefin e Trepçës, Enis Abdurrahmani ka qenë i pamundur.

Një pjesë e minatorëve të Trepçës hyjnë në grevë
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore prej mbi një milion euro për Trepçën

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Kosova News 25/10/2023 25/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?