KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Milan sheh titullin “me dylbi”/ Como merr barazimin në “San Siro”, Inter tani duket larg
Sport

Milan sheh titullin “me dylbi”/ Como merr barazimin në “San Siro”, Inter tani duket larg

Kosova News
Kosova News 12:49 -19/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

As mungesa e Europës nuk po e ndihmon. Milani është një skuadër enigmatike, por ndërsa i afrohemi fundit të shkurtit, duket se po kuptohet që ende nuk mund të bëjë gjëra të mëdha.

Barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Komos e la 7 pikë prapa Interit që kryeson Serinë A, për dëshpërimin e tifozëve që mendonin se mund të pretendohej titulli.

Natyrisht, shpresat nuk janë humbur të gjitha, por nëse do të tregohemi realistë, janë të vogla dhe kuqezinjtë duken pa potencialin e duhur, edhe pse zikaltërit janë të impenjuar edhe në Champions, të paktën për momentin.

Për tronditjen e 75 251 spektatorëve në “San Siro”, Komo kaloi e para në epërsi falë gabimit të rëndë nga portieri Menja. Reagimi erdhi, por jo më shumë sesa për barazimin, dhe madje vendasit u dukën hera-herës inferiorë në krahasim me rivalin më modest lombard, pra në një derbi të vogël të krahinës.

Komo bëri 11 gjuajtje gjithsej, ndërsa goditjet në portë ishin të barabarta 4-4. Për fat të keq nuk mjaftoi asisti nga shqiptari i Kosovës, Ardon Jashari, që luan për Zvicrën, të cilin e ktheu në gol Leao.

“La Gazeta delo Sport” kometon se Milani nuk shkon më shumë se barazimi dhe se Interi tani është 7 pikë larg. Nervat ishin të tendosura dhe mjaftoi një gabim nga trajneri mik, Fabregas, që shtyu një lojtar vendas, që të kishte përplasje mes stafeve teknike. Trajneri I Milanit, Masimiliano Alegri u përjashtua me të kuqe, ndërsa pas ndeshjes u përpoq ta mbante veten.

“Sot ishte e rëndësishme të merrnim rezultat pozitiv. Skuadra bëri një ndeshje të mirë, por loja ishte shumë e mërzitshme, sepse më duket se topi ishte më shumë në këmbët e portierëve. Pati pak raste për gol, madje nuk pati asnjë. Më pas, gabimi nga Menja na prishi ekuilibrat, por janë gjëra që ndodhin. Reaguam mirë, ndonëse nuk fituam. Nuk është e lehtë të luash ndaj Komos”. Interi kryeson Serinë A me 61 pikë në 25 javë, ndërsa Milani ka 54.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 19/02/2026 19/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?