KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mijëra qytetarë dyshohet të jenë mashtruar me faturat e energjisë përmes njehsorëve, Prokuroria po merret nga afër me hetimet
Siguri

Mijëra qytetarë dyshohet të jenë mashtruar me faturat e energjisë përmes njehsorëve, Prokuroria po merret nga afër me hetimet

Kosova News
Kosova News 14:39 -07/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë në Kosovë kanë nxitur debat të gjerë publik dhe institucional ditëve të fundit, pas pretendimeve se një pjesë e madhe e tyre nuk matin saktë kohën, duke ndikuar potencialisht në faturimin e energjisë elektrike për qytetarët.

Çështja ka marrë hov sidomos pasi, që nga fillimi i muajit prill, disa nga këta njehsorë kanë nisur të largohen nga përdorimi në terren, duke shtuar dyshimet për ruajtjen e provave dhe transparencën e procesit e duke e bërë situatën edhe më bindëse se në fakt prej vitesh qytetarët po vidheshin përmes kësaj metode.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për lajmi.net se është duke ndërmarrë veprime hetimore.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni, pas pyetjeve të adresuara nga mediumi lidhur me ndalimin eventual të largimit të njehsorëve dhe intervistimin e personave të përfshirë në këtë çështje.

Debati për këtë temë u intensifikua më 1 prill, kur një komision i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit doli në terren dhe nisi tërheqjen e disa njehsorëve nga funksioni. Ky veprim erdhi pas publikimit të gjetjeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës ku u raportua për mospërputhje mes orës në njehsorët elektrikë dhe orës zyrtare, bazuar në rreth 2 mijë mostra të analizuara.

Sipas standardeve të përcaktuara, pasaktësia e lejuar për këto pajisje është +/- 0.5 sekonda në ditë, varësisht nga faktorë si temperatura dhe vjetërsia e njehsorit. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë raportuar devijime shumë më të mëdha, në disa raste deri në disa orë, çka ka ngritur dyshime serioze për ndikim të drejtpërdrejtë në faturim, shkruan lajmi.net.

Rëndësia e saktësisë së kohës lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e tarifimit të energjisë elektrike në Kosovë. Konsumi ndahet në tarifë të lartë dhe tarifë të ulët, ku kjo e fundit aplikohet gjatë natës (22:00–07:00 në dimër dhe 23:00–08:00 në verë). Për këtë arsye, çdo devijim në kohë mund të bëjë që energjia e konsumuar në orët më të lira të faturohet si konsum në orët më të shtrenjta.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kWh paguajnë 9.05 centë për kilovat gjatë tarifës së lartë dhe 3.88 centë gjatë tarifës së ulët. Në rast të tejkalimit të këtij pragu, çmimi rritet në 15.43 centë për tarifën e lartë dhe 7.28 centë për tarifën e ulët, duke e bërë edhe më të ndjeshme çdo pasaktësi në matje.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar KEDSin se qytetarët janë dëmtuar nga një “skemë e madhe mashtrimi”, duke pretenduar se ata kanë paguar më shtrenjtë për energjinë që besonin se e kishin shpenzuar në orët me tarifë të ulët.

Në anën tjetër, KEDS ka mohuar çdo pretendim për manipulim, duke e cilësuar situatën si çështje teknike. Sipas kompanisë, edhe në rastet kur kalimi nga një tarifë në tjetrën mund të ketë ndodhur me vonesë, ai ka përfunduar po ashtu me vonesë, duke mos krijuar humbje për konsumatorët. KEDS ka shtuar se qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit nëse identifikohen pasaktësi jashtë normave të lejuara.

Po ashtu, ZRRE ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa në rast të shkeljeve, duke rikujtuar se përgjegjës për kalibrimin dhe verifikimin e njehsorëve është Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që vepron në kuadër të MINTI-t.

Një tjetër element që ka shtuar dyshimet është procesi i ndërrimit të njehsorëve. KEDS ka sqaruar se kjo është një praktikë e zakonshme dhe e planifikuar, ku prioritet u jepet pajisjeve më të vjetra. Sipas tyre, rreth 70% e njehsorëve janë digjitalë, 20% inteligjentë dhe vetëm 10% mekanikë, ndërsa gjatë vitit të kaluar janë instaluar mbi 130 mijë njehsorë të rinj. Megjithatë, ekspertë kanë ngritur shqetësime se koha e këtij procesi mund të ndikojë në integritetin e hetimeve.

Më 3 prill, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për të mbledhur informacione lidhur me njehsorët, duke sinjalizuar se hetimet tashmë janë në zhvillim e sipër.

Në këtë kontekst, Sekretari organizativ i LDK-së, Visar Azemi, ka bërë të ditur se sot i ka dorëzuar Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dëshmitë që ka mbledhur nga qytetarët për njehsorët elektrikë. Ai ka theksuar se ndodhet në proces të dëshmisë dhe po paraqet deklaratën e tij si dëshmitar, duke shprehur besim se institucionet e drejtësisë do ta trajtojnë rastin siç duhet.

Azemi ka kritikuar KEDS-in dhe ministrinë përkatëse për minimizimin e rastit dhe manipulimin me qytetarët.

“Unë jam ftuar sot nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike për t’i paraqit dëshmitë e mia dhe të qytetarëve. Jam në proces të dëshmisë dhe po e jap deklaratën time si dëshmitar dhe duke besuar në Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës, Gjykatën e Kosovës, shpresoj që kjo të merr zgjidhjen e merituar… Ky skandal po mundohet me u minimizu nga ana e KED-sit dhe ministrisë ku akoma po manipulojnë me qytetarët”, ka deklaruar Azemi.

Tutje, ai ka potencuar se ky është një nga rastet kryesore në të cilat është duke u angazhuar, duke kërkuar që të mos ketë ndërhyrje në proces dhe që provat e qytetarëve të ruhen.

“Ky është skandali kryesor në të cilin unë po punoj për të bërë një zgjidhje. Prandaj në Prokurori po e jap këtë dëshmi, në Polici po e jap këtë dëshmi dhe po kërkoj që mos të lejohen intervenimet që të hiqen provat nga qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Azemi.

Në fund, Azemi ka shprehur shpresën që procesi të përfundojë me sukses dhe qytetarët të kompensohen për dëmet e mundshme, duke shtuar se do të vazhdojë dëshminë e tij.

“Uroj që ky proces të shkoj mirë dhe qytetarët të kompensohen në fund… Unë po kthehem prapë brenda për të vazhduar dëshminë time”, tha Azemi.

Ndërkohë, LDK pretendon se nga 884 njehsorë të verifikuar, rreth 87% e tyre faturojnë qytetarët më shtrenjtë, madje edhe kur aplikohet tarifa më e lirë, çështje kjo që pritet të jetë pjesë e hetimeve të mëtejshme.

Gjithashtu lexoni:

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Kosova News 07/04/2026 07/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?