Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se janë paraqitur një numër i madh i deputetëve të cilët nuk do ta mbështesin fshirjen e terminëve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase” në draft-raportin e Parlamentit Evropian. Eurodeputetët sot debatojnë për propozim-raportin e Thomas Waitz, ndërsa votimi pritet të mbahet nesër.
“Atje ka numër të madh të deputetëve të cilët janë pjesë e Parlamentit Evropian dhe të cilët lajmërohen dhe tregojnë se nuk do të votojnë për atë amendament të cilin do ta dorëzojë dikush dhe me të cilin ka për qëllim që në mënyrë talebane nga raporti, i cili është në tavolinë për herë nga pavarësia e vendit, të përfshijë identitetin dhe gjuhën maqedonas.
Ata nuk do të votojnë për fshirjen e të njëjtave nga raporti, pasi deri më tani asnjëherë nuk janë paraqitur identiteti dhe gjuha maqedonase në 34 vitet e kaluara pavarësi. Kështu qëllimi i tyre është ai, praktikisht ata që janë raportues në hije, gjithashtu nuk besoj se do ta mbështesin atë amendament”, tha Hristijan Mickoski.