KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Messi tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës
Sport

Messi tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës

Kosova News
Kosova News 22:51 -31/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës, duke mbyllur një rrugëtim më shumë se dy dekada me fanellën albiceleste.

Vetë “La Pulga” e ka shkruar letrën e lamtumirës më 21 korrik, dy ditë pas finales, e publikuar sot:

“Pas gjithë kësaj kohe që nga finalja, pasi u mendova shumë, dua t’i tregoj të gjithëve se PO TËRHIQEM NGA KOMBËTARJA.”

Në letrën e tij emocionuese, 39-vjeçari pranon se vendimi e dhemb thellë:

Lexo po ashtu​Trumpi në mbështetje të Infantino-s: FIFA do të bënte “gabim të tmerrshëm” nëse e zëvendëson”Ishte një vendim që dhemb dhe vazhdon të dhembë thellë brenda, por e kuptoj që ky është momenti i duhur.”

Nuk është hera e parë që “La Pulga” merr një vendim të tillë.

Në qershor 2016, pas humbjes së finales së Copa America ndaj Kilit, ai u tërhoq duke thënë se Kombëtarja për të kishte mbaruar, për t’u rikthyer dy muaj më vonë.

Rikthimi solli edhe momentet më të mëdha – triumfin historik ndaj Brazilit në Maracana për “Kupën Amerikane” 2021 dhe “Kupën e Botës” në Katar 2022 kundër Francës.

Messi kujton jo vetëm vitet e trofeve, por gjithë rrugëtimin 20-vjeçar:

Lexo po ashtu​Flaka Loxha humb gjysmëfinalen, në ndeshjet e rikualifikimit kërkon medaljen e bronztë”Betohem që gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm në këto vitet e fundit kur fituam gjithçka, por edhe para kësaj. Gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë.”

Dhe vjen fjalia që e mbyll gjithçka:

“Dhashë gjithçka që kisha, nuk kam më asgjë për të dhënë. Ka lojtarë të rinj të mëdhenj që meritojnë të jenë këtu.”

Letra mbyllet me falënderimin ikonik për familjen, shokët, trajnerët dhe me fjalët që e kanë përcjellë gjithë karrierën:

Babai i tij Jorge Messi, 68 vjeç, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë, dhe vetë Messi ka pranuar se ka dyshime për vazhdimin: “Nuk di si të vazhdojë më”.

Me shifra, Lionel Messi mbetet i paprekshëm: lojtari me më së shumti paraqitje dhe gola në historinë e Argjentinës – 207 ndeshje dhe 125 gola nga 2005 deri në 2026, si golashënuesi dhe më i paraqituri ndonjëherë për Albiceleste, plus mbi 60 asistime. 34 ndeshje në Botërore, më shumë se kushdo, dhe i vetmi që ka dhënë asist në pesë edicione të ndryshme.

Nëse ky është fundi, ai mbyllet me dinjitet. Jo me zhurmë, por me historinë e një lojtari që i dha Argjentinës gjithçka – nga lotët e 2016-ës te gëzimi i 2022-shit.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave boksieren Donjeta Sadiku

Vedat Muriqi i pandalshëm te Fenerbahce

​Fantastike: Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, lufton për medaljen e artë

Tërhiqen serbët, nuk zhvillohet ndeshja Kosovë–Serbi në 3×3

Birmingham City bën ofertë për sulmuesin e Shqipërisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?