Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës dhe kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat e tij për takim në orët e pasdites.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, ku në njoftim thuhet se në rend dite do të jenë këto pika:
- Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjen Buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023
- Shqyrtimi i Draftit të Raportit Nëntëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës të vitit 2022
- Shqyrtimi i propozim-vendimit për Zgjatjen e Masave Emergjente në Furnizimin e Enegjisë



