Ka ndodhur një vjedhje në marketin Viva Fresh në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, ku një shtetas amerikan u kap në flagrancë pasi dyshohet se vodhi mall dhe tentoi të ikte.
Bëhet fjalë për një 50-vjeçar me inicialet A.M., mërgimtar nga Amerika, i cili dyshohet se kishte vjedhur disa produkte në një vlerë të caktuar dhe derisa ka qenë duke dalë nga marketi është kapur nga punëtorët e sigurimit.
Ata e njoftuan menjëherë Policinë, me ç’rast një patrullë doli në vendin e ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimet për veprën penale “vjedhje”. Pa dhënies së deklaratës, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.


