KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
Politikë

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Kosova News
Kosova News 14:06 -21/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës po mban Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën me radhë, ku do të zgjidhet kryetari partisë dhe kryesia e re. I vetmi kandidat për kryetar të PDK-së, është kryetari aktual Memli Krasniqi.

Krasniqi tha se kjo konventë është thirrje për të vazhduar rrugën e bashkimit dhe fuqizimit, ashtu siç i kaluan të gjitha sfidat nga shkuarja e Thaçit dhe Veselit në Hagë, dolën fitues të zgjedhjeve lokale në vitin 2021, dhe morën rreth 200 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit me Bedri Hamzën kandidat për kryeministër.

“Ky mandat mbaroi, por puna jo. PDK është në rritje, dhe rritja kërkon stabilitet. Po përgatitemi për fitore, dhe fitorja kërkon unitet. Prandaj, kërkoj mbështetjen tuaj për të vazhduar si Kryetar i juaji edhe në sfidat që i kemi përpara. Jo për pozitën, por për misionin. Jo për veten, por për rrugën që duhet ta ndjekim së bashku. Sepse punët që na presin: fitorja në zgjedhjet lokale, udhëheqja e qeverisë së ardhshme, rimëkëmbja ekonomike, forcimi i shtetit, kthimi i Kosovës në partner serioz ndërkombëtar, nuk mund të presin. Dhe ne duhet të jemi ata që i udhëheqin” – u shpreh ai.

Krasniqi tha se për 4 vite, “PDK u ngrit, u anëtarësua në rrjetin e familjeve evropiane dhe botërore të partive liberal-demokrate, organizoi Konventën 50/50 për fuqizimin dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje, fuqizoi Rininë Demokratike të Kosovës, ku sot kryetarja e saj Arbnora është deputete”.

“Ne nuk flasim vetëm për të ardhmen. Ne duam ta projektojmë të ardhmen. Në Kuvendin e Kosovës kemi qenë zëri i maturisë dhe përgjegjësisë. Kemi dialoguar kur ka pasur mundësi, dhe kemi kundërshtuar kur ka qenë e nevojshme. Por, asnjëherë nuk kemi bërë kompromis me parimet tona. Kemi rrëzuar një numër të madh ligjesh në Gjykatën Kushtetuese, që cenonin interesin publik, të punëtorëve, familjeve dhe të vetë Republikës së Kosovës. Por, suksesin më të madh e arritëm me 9 shkurt: Kthimin e pluralizmit në Kosovë, e shpëtuam Republikën nga monizmi dhe nga sundimi njëpartiak” – theksoi ai.

Krasniqi tha se kur Kosova dhe PDK-ja ecin së bashku, ka vetëm një drejtim, përpara.

“Kauza jonë është Kosova. Kauza jonë është zhvillimi. Kauza jonë është e ardhmja. Dhe ne do ta ndërtojmë atë – së bashku” – shtoi ai.

Krasniqi tha se në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit, PDK nuk garon vetëm për të rifituar komunat që i drejton aktualisht, por për t’i fituar edhe disa të tjera me radhë.

“Bedri Hamza, Agim Aliu, Shaqir Totaj, Fadil Nura, Ramiz Lladrovci, Ferit Idrizi, Besim Ilazi, Mehmeti Ballazhi, por edhe Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, janë shndërruar në kampionë të qeverisjes së mirë gjithandej Kosovës: Nga Jugu në Veri dhe nga Lindja në Perëndim! Ata janë kampionë të zhvillimit, transparencës dhe rezultateve, të konfirmuara e shpërblyera për këtë gjë. Tani, unë e kuptoj që vjen një periudhë ku secili person politik, për një arsye ose tjetër, ndjen se ka ardhur koha që t’u krijojë hapësirë gjeneratës së re. Dhe, natyrisht, për ta, ne do të kemi gjithmonë vetëm mirënjohje dhe falënderim, që kanë përfaqësuar me dinjitet identitetin e Partisë Demokratike të Kosovës. Por, po ashtu, zotohemi bashkë këtu se do të punojmë pa ndalur të gjithë për t’i mbështetur kandidatët dhe kandidatet tona në zgjedhjet e kësaj vjeshte, me bindjen se shërbimi i tyre për qytetarët do të jetë shembulli me të cilin do të mburremi bashkë” – tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 21/06/2025 21/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
18:25 -21/06/2025
BE kërkon që Shqipëria të rritë investimet në kërkim dhe shkencë
18:08 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?