KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Meloni gjatë vizitës në Shqipëri: Qendrat për strehimin e emigrantëve hapen më 1 gusht
Rajon

Meloni gjatë vizitës në Shqipëri: Qendrat për strehimin e emigrantëve hapen më 1 gusht

Kosova News
Kosova News 20:52 -05/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Strukturat pritëse dhe akomoduese në Shëngjin dhe Gjadër të emigrantëve që do vijnë nga Italia do të hapen më 1 gusht. Lajmin e dha kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni gjatë inspektimit, ndërsa theksoi se me këtë marrëveshje, është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator. Sa i përket sigurisë Meloni tha se do të garantohet nga autoritet italiane.

“Do të ketë edhe një zonë ku do të mbahen emigrantë, ‘të burgosur’, nëse do të kryhen vepra penale. Siguria do të garantohet nga autoritet italiane. Do të jetë e hapur që nga 1 gusht 2024. Ka pasur komente edhe për kohën e ngritjes së strukturës. Na kanë akuzuar që po ngrinim një qendër si Guantanamo, pastaj na kritikuan për vonesa. Jam e bindur që gjërat do të funksionojmë. Është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator. Mund të shërbejë edhe për vende të tjera. Duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe t’u themi që do e realizojmë me sukses. Vonesa prej 2 muajsh është prej terrenit disi të vështirë në Gjadër, por këto qendra do të shërbejnë për problemin që vijon që prej ’91. Nga vendet të quajtura të sigurta, kanë mbërritur në Itali 11 mijë persona. Gjysma prej tyre janë subjekte vulnerabël”.

“Një garë për sa i përket shpenzimeve të transportit, që arrin 13.5 milionë euro, edhe për sa i përket situatës në Detin e Kuq apo Mesdhe do të shohim mundësinë e trajtimit të këtyre emigrantëve. Jemi të bindur se këto shpenzime nuk duhet të konsiderohen si shpenzime shtesë, sepse edhe në Itali do të kishte kosto. Mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët që të mbërrijnë në brigjet tona. Mund të jetë një instrument për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. Këtë vit, kemi arritur edhe një ulje prej 60% të emigrantëve të paligjshëm, për rrjedhojë edhe kostot janë ulur. Me kapacitetin e këtyre qendrave, ne në Itali do të kursejmë rreth 136 milionë euro. Jemi mjaft të kënaqur, dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur të gjithë këtë”.

Aktualisht, struktura pritëse e emigrantëve në portin e Shëngjin, është marrë në dorëzimin nga autoritetet italiane dhe ruhet nga policë italianë. Ndërkohë, në Gjadër, vijon procesi i ndërtimit të ambienteve akomoduese për emigrantët.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 05/06/2024 05/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?