KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE
Politikë

Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE

Kosova News
Kosova News 15:35 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, deklaroi se nuk mund të ketë një Evropë të re pa Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se nevojitet një qasje më e qartë ndaj integrimit të rajonit në familjen e madhe evropiane.

“Identiteti evropian i Shqipërisë është histori, edhe përpara gjeografisë. Shqipëria është Evropë, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo… E megjithatë, BE është sot ajo që unë do të doja ta quaja dëshira e ribashkimit të familjes së bashkuar evropiane, ku të gjithë janë pjesë e një të vetme, popuj që kanë luftuar njëri-tjetrin në shekuj, sot janë një popull i vetëm. Ne po ndërmarrim një hap përpara ribashkimit. Nëse duam të rindërtojmë një Evropë të re në një botë të re, nuk mund ta bëjmë atë pa Ballkanin Perëndimorë…Italia është e angazhuar në Bruksel për qasjen strategjike të Brukselit në Ballkanin Perëndimor. Këto vende duhet të kenë një perspektivë të qartë për anëtarësimin në BE”, u shpreh ajo.

Sa i përket luftës në Ukrainë, kryeministrja Meloni ka thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Kievit, raporton KosovaPress.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës dhe do të bëjmë të pamundurën që kjo luftë të merr fund menjëherë…Qëndresa ukrainase na kujton se çfarë është themeli i identitetit tonë të përbashkët, ne duam lirinë. Dje pamë që ju ishit të gatshëm të uleshit në tryezën e negociatave dhe ai nuk ishte. Kjo tregon se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë….Të ndërtosh një Evropë të re në një botë të re, duhet të mendojmë dhe njëherë se cilat janë themelet tona”, tha Meloni.

Kujtojmë, sot në Stamboll mbahen negociatat e para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet, pa praninë e liderëve të dyja vendeve

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova News 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?