Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pasi që FSK-ja ka shpëtuar një burrë të moshës 45- vjeçare dhe një vajzë të moshës 13-vjeçare.
Mehaj ka shkruar se shpreson që FSK-ja të gjejë edhe persona të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara nga tërmeti.
“Lajm i mrekullueshëm! U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontingjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, një burrë i moshës 45 vjeç, dhe tjetra vajzë e moshës 13 vjeçare. Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar Mehaj.


