KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Më shau e mandej më goditi dhe bërtiste: Ka me të mbyt krejt…”, ish- drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta e sulmon në rrugë një grua – zyrtaren për barazi gjinore
Lajme

“Më shau e mandej më goditi dhe bërtiste: Ka me të mbyt krejt…”, ish- drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta e sulmon në rrugë një grua – zyrtaren për barazi gjinore

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 09:33 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe një rast i dhunës ndaj një gruaje ka ndodhur në Prishtinë. Bëhet fjalë për një sulm verbal e fizik në mes të një prej rrugëve të kryeqytetit që ish- drejtori, Fatmir Sfishta ka bërë ndaj një gruaje, respektivisht zyrtares për Barazi Gjinore në Qendrën e Studentëve, G.V.

Dita e diel e 1 tetorit 2023 është kthyer në ankth për gruan G.V., për faktin se pa ndonjë arsye deri sa ishte duke ecur rrugës është ndalur dhe e ngacmuar me fjalë, fyer e sharë, mandej edhe është sulmuar fizikisht nga ish-kolegu i punës, respektivisht ish- drejtori i saj.

Për sulm po akuzohet Fatmir Sfishta, i cili ditë më parë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) u shkarkua nga detyra e drejtorit të Qendrës së Studentëve (QS), post të cilin sipas institucioneve e mbajti jashtëligjshëm për më shumë se një dekadë.

EKSKLUZIVE: Shkarkime masive në MASHT, shkarkohen Drejtori i Inspektoratit, Drejtori i Qendrës së Studentëve dhe Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës

Sulmi ndaj gruas nuk u paraqit në raportin 24- orësh të Policisë, pas interesimit të KosovaNews konfirmohet rasti

Edhe pse sulmi verbal e fizik që përjetoi një grua (nënë e tre fëmijëve) ditën e diel ishte raportuar në organet e rendit nga viktima, nuk u paraqit në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.

Ky rast i dhunës nuk figuroi as ditën e hënë e të martën. Por, pas interesimit të KosovaNews, zyrtarët nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin.

“Ai rast është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës si sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë për KosovaNews zyrtarja për informim e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.  

Për rastin e sulmit redaksia ka tentuar të merr edhe versionin e Fatmir Sfishtës, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm dhe deri në kohën e publikimit të artikullit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet tona.

“Më shau e mandej më goditi dhe bërtiste: Ka me të mbyt krejt…”, rrëfen rastin zyrtarja që u sulmua

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Qendrën e Studentëve, G.V., ka rrëfyer rastin e sulmit, nga i cili thotë se përjetoi ankth dhe ende ndjehet e shqetësuar.

Viktima G.V, që është nënë e tre fëmijëve, thotë se nuk ka pritur që një gjë e tillë t’i ndodhte nga askush, dhe aq më pak nga me të cilin ka punuar gjatë në një institucion.

“Kjo që ka ndodhur më ka shqetësuar shumë e më ka sjell ankth. Rastin e kam paraqitur në polici dhe kam dhënë deklaratën për gjithë këtë tmerr që kam përjetuar”, thotë G.V.

Ajo rrëfen si e ndalën në rrugë e mandej nisën ngacmimet, fyerjet e sharjet dhe në fund goditja nga Fatmir Sfishta, i cili e ka kanosur edhe me mbytje.

“Kam qenë duke shkuar te vëllai dhe deri sa ecja në rrugë kam parë që afër është ndalur një veturë dhe aty ka qenë ish- drejtori me gruan dhe vajzën e tij. Unë kam vazhduar rrugën dhe prapa kam dëgjuar duke më thirrë një zë gruaje. Unë i thash urdhëro. Ajo nisi të flas për drejtorin dhe të më ngacmoj me fjalë dhe unë i thash që nuk më intereson dhe vazhdova të eci. Atëherë ka ardhë vetë ish- drejtori dhe më ka fyer e sharë në mënyrat që unë nuk mund të shprehem. Mandej edhe më ka goditur dhe më thoshte pa ndalë duke bërtitur, ka me të mbyt krejt”, ka thënë M.V.

KosovaNews mëson se gruaja e Sfishtës që u përfshi në rastin e sulmit ndaj zyrtares së Qendrës së Studentëve, punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kush është sulmuesi, Fatmir Sfishta – Punësimet e familjarëve dhe të afërmeve në Qendrën e Studentëve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë më 20 shtator e ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, Fatmir Sfishtën.

Ai është shkarkuar nën arsyetimin se janë identifikuar parregullsi dhe shkelje esenciale të dispozitave ligjore sa i përket emërimit dhe kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës. Fatmir Sfishta, ishte vendosur në këtë pozitë udhëheqëse më 21 qershor të vitit 2012.

Disa ditë para shkarkimeve që bëri MASHTI, KosovaNews ka raportuar se Sfishta po e mbante pozitën jashtëligjshëm dhe se përveç kësaj po punësonte familjarë e njerëz të afërm në Qendrën e Studentëve.

Vetëm në konkursin e hapur para shkarkimit të drejtorit në Qendrën e Studentëve, pozita udhëheqëse fituan tre persona të afërt me Sfishtën, ku në mesin e tyre është edhe është kunata – motra e gruas së tij, Luljete Latifi.

DETAJE në linkun më poshtë:

S’ka kush e ndalon – Drejtori i Qendrës së Studentëve që 12 vjet mban postin kundërligjshëm, punëson kunatën e të afërm tjerë – MASHTI hesht

Gjithashtu lexoni:

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Millorad Gjokoviq përballet me fjalët përfundimtare në procesin për krime lufte

Kreshnik Llabjani 06/10/2023 06/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
11:49 -21/07/2026
Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë
11:39 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?