Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim për shkarkimin e tre drejtorëve në kuadër të institucioneve të MASHTI-it.
Burime të Kosovanews bëjnë të ditur se të shkarkuar nga detyra janë: Drejtori i Inspektoratit në MASHTI – Defrim Gashi, Drejtori i Qendrës së Studenteve – Fatmir Sfishta dhe Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës – Nezir Çoçaj.











