KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me protestë para Prokurorisë Speciale, kërkohet drejtësi për Astrit Deharin
Lajme

Me protestë para Prokurorisë Speciale, kërkohet drejtësi për Astrit Deharin

Kosova News
Kosova News 14:43 -03/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të premten para Prokurorisë Speciale të Kosovës është organizuar një protestë për të “kërkuar drejtësi” për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Deharit.

Protesta është mbajtur dy ditë para se të bëhen shtatë vjet nga vdekja e Deharit.

Aktivistë e qytetarë kanë protestuar duke kërkuar zbardhje të rastit.

Me këtë rast Avni Dehari, babai i Astritit, ka thënë se rasti është dashur të zbardhej 7 vjet më parë, kur sipas tij, prokurorët i kanë pasur të gjitha dokumentet dhe ekspertizat e nevojshme për ta hetuar këtë rast. “Po bëhen 7 vjet që ne si familje, qytetarët e Kosovës dhe shokët e Astritit po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Astritit në burgun e Prizrenit. Që ishte një arrestim i inskenuar i politikës së kohës flet vetë fakti se gjithë shokët e Astritit janë shpallur të pa fajshëm, pra ka qenë një inskenim për qëllime politike e jo për veprën që është bërë. Prej 7 vitesh drejtësia është peng në duar të prokurorisë. Një prokurori e mirëfilltë për një rast si të astritit që është vrarë në burgun e Prizrenit, nëse për 7 ditë apo 7 javë, atëherë për 7 muaj është dashur ta zbardh këtë rast”, ka thënë ai.

Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se “vrasja e Astrit Deharit ka ndodhur në duart e shtetit në qendrën e paraburgimit në Prizren, por deri më tash institucionet kompetente nuk e kanë zbardhur rastin”. “Prokuroria Speciale e Kosovës ka mbi 5 vjet që e ka marrë këtë rast dhe pasnesër që bëhen 7 vjet nga hetimi i këtij rasti, nuk e ka përfunduar rastin ashtu siç provat tregojnë. Prokuroria e dinë më mirë se të gjithë ne sepse i kanë gjitha provat se Astrit Dehari është vra”, ka thënë Gashi.

Më 5 nëntor bëhen shtatë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qelinë e burgut në Prizren. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. U pezulluan nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët më pas u kthyen në punë. Por se kush i zhduki mostrat, nuk dihet ende.

Sot protestohet para Prokurorisë Speciale – Gjaku i Astrit Deharit nuk falet

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Kosova News 03/11/2023 03/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?