Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prizren ka njoftuar se është votuar falja e tatimit në pronë deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës së Prizrenit për vitin 2023.
”Ju njoftojmë se mocioni i thirrur për seancë të jashtëzakonshme nga grupi i Këshilltarëve Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të vetmën pikë të rendit të ditës: Lirimin nga tatimi në pronë në vlerën deri në 100 Euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës së Prizrenit për vitin 2023, pas dakordimit të grupeve të Kuvendarëve dhe me ndryshimin e cekur më lartë ky rekomandim kaloi me vota unanime”, thuhet në njoftim.
LVV thotë se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët, duke e ditur se mbi 80% e tyre do të përfitojnë nga kjo nismë.
“I falenderojmë të gjithë kuvendarët e mocionit të cilët me nënshkrimin dhe angazhimin konstruktiv e mundësuan kalimin e kësaj nisme”, thuhet tutje në njoftim.


