KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me aktivitete të ndryshme u shënua 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit
Lajme

Me aktivitete të ndryshme u shënua 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit

Kosova News
Kosova News 16:13 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjilani ka shënuar 15 Qershorin, Ditën e Çlirimit, përmes një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe përkujtimore që u zhvilluan gjatë gjithë ditës.

Pjesa e parë e agjendës u hap me gjysmë-maratonën “Gjilani Half Marathon – edicioni i 4-të”, që sipas kryetarit Hyseni, simbolizon përkushtimin qytetar ndaj lirisë dhe kujtesën kolektive për ata që sakrifikuan për të.

Menjëherë pas saj, përfaqësues komunalë dhe qytetarë kryen homazhe pranë Kompleksit të Varrezave të Dëshmorëve, duke u përulur para kujtimit të atyre që dhanë jetën për liri.

Në vijim, në sallën e Kuvendit Komunal, u mbajt seanca solemne për nder të kësaj dite, ku u nderuan figura që kanë dhënë kontribut të çmuar ndër vite.

Me mirënjohje të veçanta u nderuan Sabit Uka (pas vdekjes) për sakrificën për liri, Dr. Arben Bislimi për përkushtimin në shëndetësi, Aqif Uka dhe Gani Shaqiri për kontributin në rrugën drejt çlirimit, si dhe Rexhep Elmazi (pas vdekjes) për gjurmët që ka lënë në historinë kombëtare.

Aktivitetet përkujtimore vazhduan edhe në fshatin Livoç i Epërm, ku u bë zbulimi i lapidarit për dëshmorët Mehmetali dhe Shyqeri Ajvazi. Në këtë ceremoni, përveç familjarëve, mori pjesë edhe Ahmet Isufi, ish-komandant i Zonës Operative të Karadakut.

Në fund të ditës, vëmendja u zhvendos te fusha e sportit, ku veteranët dhe legjendat e klubeve futbollistike të qytetit, SC Gjilani dhe FC Drita, zhvilluan një ndeshje miqësore për të nderuar këtë datë historike. Në këtë ngjarje sportive mori pjesë edhe ekipi i veteranëve të KF Kumanova, duke shprehur përmes sportit frymën e bashkëpunimit përtej kufijve.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë

Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Kosova News 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?