KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me 81 vota pro, Shqipëria miraton buxhetin pas mesnatës
Rajon

Me 81 vota pro, Shqipëria miraton buxhetin pas mesnatës

Kosova News
Kosova News 10:36 -12/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 81 vota pro dhe 16 kundër buxheti për vitin 2026 është miratuar në Kuvend pas mesnate.

Ky buxhet pritet të financojë një sër sektorësh. Të ardhurat buxhetore programohen në rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzimet buxhetore në rreth 8.9 miliardë euro ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 550 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Ndërsa deficiti qëndron në 2.3 % PBB-ja, në të njëjtin nivel të pritshëm për 2025.

Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. Konkretisht 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.
Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj.

Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 janar 2026.

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.
Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti.
Edhe për vitin e ardhshëm, sektorët prioritarë, si shëndetësia dhe mbrojtja sociale, infrastruktura dhe energjinë, arsimi, ushtria do të jenë ndër më të financuarit.
Sa i takon fondeve të shpërndara sipas institucioneve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale merr pjesën më të madhe të “tortës buxhetore”, afro 853 milionë euro në vitin 2026, ku veç pagave të bluzave të bardha përfshihen edhe investimet e parashikuara në këtë sektor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë një buxhet prej 800 milionë eurosh, duke u fokusuar më së shumti në investimet në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore.
Ministrisë së arsimit i është dedikuar një buxhet prej 680 milionë eurosh, në të cilin përfshihen pagat për mësuesit si dhe investimet e parashikuara në këtë sektor.

Një peshë të rëndësishme në buxhet zë edhe ministri a Mbrojtjes, me një buxhet total prej rreth 610 milionë euro, ku pjesa më e madhe shkon për forcat e luftimit dhe në përmbushje të detyrimit që ka Shqipëria në kuadër të NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2% të PBB-së.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 12/12/2025 12/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?