KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MD: Themelimi i Gjykatës Komerciale garanci për zhvillimin ekonomik dhe investime të jashtme
Ekonomi

MD: Themelimi i Gjykatës Komerciale garanci për zhvillimin ekonomik dhe investime të jashtme

Kosova News
Kosova News 15:48 -03/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një hap i madh dhe i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë është hedhur me funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, vlerëson Ministria e Drejtësisë, një ditë pas nisjes së punën së këtij institucion.

Sipas MD, ky është një lajm i mirë për drejtësinë, qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

“Gjykata Komerciale do të ketë ndikim ekonomik tejet pozitiv në vendin tonë dhe njëkohësisht do të krijojë një platformë të dobishme për tërheqjen e investimeve të jashtme, duke na bërë seriozë dhe të përkushtuar për drejtësi, e cila është parakusht për zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin për medie që ka dërguar sot MD.

Kjo ministri kujton se për një kohë të gjatë, sektori privat është ballafaquar me sfida që kanë frenuar bizneset e tyre për shkak të mungesës së efikasitetit gjyqësor, procedurave të stërzgjatura për zgjidhjen e rasteve, ekspertizave profesionalisht jo të kënaqshme apo numrit të vogël të gjyqtarëve.

Statistikat tregojnë se vetëm për tri vite (2018, 2019 dhe 2020), në Departamentin për Çështje Ekonomike janë hapur 2260 konteste mes bizneseve, nga të cilat 15 raste kanë vlerë mbi 1 milion euro secila.

Ministria e Drejtësisë konsideron se themelimi i Gjykatës Komerciale siguron përmirësim rrënjësor të gjendjes momentale, e cila do të lehtësohet përmes aktgjykimeve meritore për zgjidhje përfundimtare të rasteve nga gjyqtarët, numri i të cilëve do të rritet konsiderueshëm, nga vetëm 5 sa kanë qenë deri tash.

“Vetëm në fillim, mijëra raste do të jenë subjekt shqyrtimi i kësaj Gjykate, që do të ketë juridiksion edhe për rastet përmbarimore, me pritje për zgjidhje të afërsisht 500 rasteve në vit të kësaj natyre. Themelimi i Gjykatës Komerciale është një garanci tjetër për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një ambienti shumë më të përshtatshëm për investitorët e jashtëm”, thuhet nga MD./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim

DhTIK thotë se qëndrimi i BE-së, vërteton vërejtjet e tyre në lidhje me procesin e liberalizimit të energjisë në Kosovë

Donacion prej 50 mijë dollarësh për SHKK-në – Teknologji e re për monitorim dhe siguri

“Arsenal lufte” në Zhur të Prizrenit – Policia zbarkon në agim, sekuestron armë dhe municion!

Kryeshefi i IPK-së takohet me përfaqësues ndërkombëtar, diskutohet për integritetin policor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Kosova News 03/08/2022 03/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
52%
4 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Hoxha e PDK-së e quan të kundërligjshëm rritjen e sotme të shtesave për lehonat
17:46 -05/06/2025
“Jam shumë i lumtur që Ancelotti u largua, ai më mund gjithmonë” – Guardiola i gëzohet largimit të italianit
17:01 -05/06/2025
Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit
16:58 -05/06/2025
“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim
16:56 -05/06/2025
Real Madridi has në një pengesë të papritur për transferimin e Mastantuonos
16:53 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?